Integrimi
Ministri zviceran mbron futbollistët shqiptarë që festojnë me shqiponjë
A duhet toleruar edhe festimi i shiptarëve me shqiponjë? “Po. Ose, a mos duhet kryqëzuar?” (ata që e bëjnë këtë shenjë) i përgjigjet pyetjes me pyetje Maurer
Në një intervistë të dhënë ditë më parë, Ueli Maurer, në cilësinë e ministrit të sportit (resor të cilin ai e mbulon krahas atij të mbrojtjes) ka bërë bilancin e punës njëvjeçare. Me këtë rast ai ka konstatuar se 2014-ta ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për sportin e Zvicrës por ka shtuar se megjithatë nevojitet punë edhe më e madhe sidomos në masivizimin e sportit. Ai ka theksuar se ka individë shumë të suksesshëm zviceranë në arenën botërore por puna me brezin e ri nuk ka qenë gjithnjë e sukseshme. Mirëpo këtu ai e sheh një përjashtim te futbolli. Në këtë sport, sipas tij, puna me të rinjtë po i jep fryetet e veta.
Duke folur për futbollin gjegjësisht për sukseset e kombëtares zvicerane ai nuk ka pasur si të anashkalojë kontributin e madh që në këtë sukses e kanë dhënë të rinjtë me prejardhje të huaj, “secondos”-ët dhe në veçanti shqiptarët.
I pyetur se sa përfiton sporti i Zvicrës nga migracioni, Maurer ka thëne se “kjo varet se nga cilat vende vjen ky migracion. Në futboll për shembull ky përfitim është më se i qartë. Ndërkaq ne nuk kemi migracion nga vendet me sporte të zhvilluara dimërore. Por, se migracioni e pasuron sportin, kjo është jashtë çdo dyshimi”.
Por, ka njerëz në Zvicër që e kanë problem të identifikohen me kombëtaren që ka një përbëje kaq multikulturore, ka qenë pyetja e radhës. Ministri i sportit lidhur me këtë çështje ka marrë shembullin e tij personal. Edhe pse nuk ka jetuar në Adelboden prej nga i vjen babai, ai ndjen një lidhje dhe e thekson me krenari përkatësinë atij regjioni.
“Duhet pranuar faktin se brezi i parë gjithsesi e mban një lidhje me vendlindjen e prindërve. Kjo nuk është tragjike. Në ushtri tashmë një e treta e rekrutëve janë secondo. Këta janë zviceranë por të cilët normalisht ende i kanë disa emocione me vendin e prejardhjes”, ka thënë ai për blick.ch.
Pra, sipas jush duhet toleruar edhe festimi i shiptarëve me shqiponjë?
“Po. Ose, a mos duhet kryqëzuar?” (ata që e bëjnë këtë shenjë) i përgjigjet pyetjes me pyetje Maurer. “Është një e arritur e Zvicrës në përgjithësi dhe jo vetëm sa i takon sportit, që ka mundur të bëjë bashkë këto kultura. Ndërsa futbolli gjithsesi është special në këtë drejtim. Ai prej kohësh është ndërkombëtar”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













