CH-Ballkani
Ministri turk i Mbrojtjes po qëndron në Kosovë, në kërkim të ‘gylenistëve’

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili gjendet në Prishtinë për një vizitë zyrtare, u takua edhe me homologun kosovar Rrustem Berisha.
Ai u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me një ceremoni zyrtare, me c’rast kërkoi që dy vendet ta heqin me shpejtësi pengesën mes tyre, që ai e quajti “Feto”.
Berisha, duke e falënderuar ministrin turk Akar për vizitën e tij, nënvizoi miqësinë mes Turqisë dhe Kosovës. Ai theksoi se Turqia gjithmonë ka qenë pranë tyre dhe shprehu shpresë që bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet edhe më shumë.
Ndërkaq, Akar theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Shefi i mbrojtjes turke potencoi se vizitat e ndërsjella do të zhvillojnë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të mira dhe se bashkëpunimi ushtarak, politik dhe në industrinë e mbrojtjes duhet të vazhdojë duke u rritur.
“Me shpejtësi të heqim pengesën FETO mes nesh. Duhet të shpëtohemi sa më shpejt nga kjo”, u shpreh Akar, transmeton Express.
Akar dje realizoi një vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me zyrtarë të lartë shtetërorë.
Gjatë vitit të kaluar, Kosovën e kishte vizituar edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili kishte kërkuar që institucionet e Kosovës t’ia dorëzojnë Turqisë shtetasit turq, që ata i referoheshin si gylenistë, përcjellë Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Bern ka bërë të ditur se këtë vit do të organizojë...
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj