Kosova
Ministri Tahiri ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, kryesuar nga Sekretari Parlamentar i Shtetit në këtë ministri, Stephan Mayer.
Ministri Tahiri ka shprehur konsideratën e lartë për kontributin që Gjermania ka dhënë në gjithë procesin e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar se përveç raporteve të shkëlqyera diplomatike, dy vendet kanë lidhje edhe sociale dhe ekonomike, shkruan albinfo.ch
Sipas Tahirit mbështetja e shtetit gjerman, , është jetike në përmbushjen e aspiratave integruese të vendit, andaj ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdoj edhe për procesin e liberalizimit të vizave, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe për t’iu dhënë atyre mundësinë e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.
Ministri Tahiri ka theksuar se janë përmbushur të gjitha obligimet e dala nga Agjenda e Reformave Evropiane, dhe procesi i liberalizimit të vizave.
Këto ndryshime, sipas ministrit Tahiri, do të mundësojnë që sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë funksional, efikas, profesional dhe i depolitizuar, duke ofruar shërbime të shpejta për gjithë qytetarët në gjithë territorin e vendit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












