Kosova
Ministri Tahiri: Askush s’do të mund të përdorë pasurinë e fituar nga kriminaliteti
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në tryezën nacionale “Përmirësimi i garancive procedurale në procedurën e mbrojtjes penale lidhur me “Pastrimin e parasë, sekuestrimit dhe ngrirjes së pasurisë në Kosovë” “, organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.
Ministri Tahiri me këtë rast ka përmendur agjendën e ngjeshur legjislative që është plotësuar për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nisur nga Kodi i ri Penal, Draft Kodi i Procedurës Penale si dhe Ligji i ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale.
“Kemi pasur debat të ngjeshur rreth përcaktimit mbi modelin e konfiskimit dhe pas muajve të tërë të ballafaqimit të koncepteve, me ndihmën edhe të partnerëve tanë zhvillimor, ia kemi arritur që të ndërtojmë një bazë ligjore të fuqishme e cila do rrisë efikasitetin e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit.Dispozitat e këtij ligji janë të ndërtuara me përmbajtje të tillë që të eliminojnë çdo paqartësi, zbrazëti ligjore apo dualizëm të normave ligjore në kuadër të legjislacionit të fushës”, ka thënë ministri Tahiri.
Ministri ka përmendur veprat penale për të cilat zbatohet konfiskimi i pasurisë, që nga krimi i organizuar, korrupsioni, veprat penale kundër shëndetit publik, të trafikimit me njerëz, skllavërisë dhe rrëmbimit, ato që lidhen me konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit si dhe veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Shkalla e sekuestrimit të pasurisë së fituar nga veprat penale, sipas ministrit Tahiri, është relativisht e mirë, por ajo e konfiskimit përfundimtar është vazhdimisht e pamjaftueshme.
Andaj, ministri Tahiri ka theksuar se shoqëria do të vuajë nga pabarazia, thyerja e besimit në institucione dhe nga imazhi i keq i vendit, derisa mjetet e fituara nga krimi mbesin në dispozicion të akterëve të krimit të organizuar.
“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit më së miri fitohet kur ua pamundësojmë përdorimin e aseteve të fituara nga to. Kjo është fryma përmes së cilës i kemi dhënë drejtim vendosmërisë tonë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe keqpërdorimin. Ka qenë shumë e nevojshme që si shtet dhe si shoqëri të dërgojmë një mesazh të fuqishëm se askush s’do të mund të përfitojë jashtëligjshëm dhe askush s’do të mund të përdorë pasurinë e fituar nga kriminaliteti” ka thënë ministri Tahiri.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












