Zhvillim
Ministri Murati: Të gjithë fajtorë për eksodin
"Në Kosovë kemi të hyra nga Diaspora diku rreth 600 milionë por këto ashtu si vijnë dalin prapë jashtë vendi ,andaj duhet të investohet në prodhim që parat mos të dalin jashtë vendit"
Ministri i diasporës, Valon Murati ka qenë sonte mysafir në emisionin “Puls” të KTV-së. Problemet e mëdha që po u paraqiten mërgimtarëve të cilët duan të investojnë në Kosovë ishin ndër çështjet që u biseduan në këtë emision.
Ministri Murati thotë se ministria e tij ka bërë të pamundurën për të koordinuar aktivitetet me të gjitha institucionet. Sipas tij, të gjitha qeveritë e kanë pasur problem koordinimin mes vete, ndërsa tani janë realizuar takime me Doganat, ATK-në në mënyrë që të adresohen të gjitha ankesat që ka mërgata.
“Vendi ynë ka vuajtur nga mos-koordinimi andaj kemi filluar të punojmë me të gjitha institucionet”, ka thënë Murati.
“Mërgata ka hezituar të investojë për shkak të burokracisë, korrupsionit, haraçit dhe sistemit të drejtësisë. Jemi duke punuar me gjitha institucionet që ta lehtësojmë burokracinë dhe t’i koordinojmë aktivitete e tona për ti lehtësuar investimet e diasporës në Kosovë”, ka theksuar më tutje ministri i diasporës.
Ai ka treguar se ka vizituar shumë biznesmenë kosovarë nga perëndimi të cilët janë të gatshëm të investojnë në shumë sfera.
“Në Kosovë kemi të hyra nga Diaspora diku rreth 600 milionë por këto ashtu si vijnë dalin prapë jashtë vendi ,andaj duhet të investohet në prodhim që parat mos të dalin jashtë vendit”, ka thënë Murati.
Ministri po ashtu tregoi se është duke u bërë regjistrimi, por pasi që projekti është në vazhdim ai nuk ka mundur të japë ndonjë shifër zyrtare për numrin e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit.
Duke folur mbi eksodin e fundit, Murati ka fajësuar politikën dhe keqqeverisjen në vend.
“Këtu jemi fajtorë e gjithë politika 15 vjeçare, keqqeverisja pozitë – opozitë të gjithë jemi fajtorë që njerëzit të mos kenë shpresë dhe të ikin nga vendi. Por, unë prapë mendoj dhe duhet të bëj apel se duhet të investojnë në vendin e tyre”, ka thënë Murati.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











