Tematike
Ministri Makolli merr lëvdata por edhe kritika nga mërgimtarët
Mërgimtarët kanë kritikuar qeverinë lidhur me pagesat që bëhen në kufi, në Kosovë, në mungesë të kartonit të gjelbër
Në kuadrin e vizitës së tij të parë në Zvicër, ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar të premten disa takime me bashkatdhetarët në Cyrih dhe në rrethinë.
Nga pritja në konsullatën e Kosovës në Cyrih
Zyra e Konsullatës së Kosovës në Cyrih ishte adresa e parë ku qëndroi ministri Makolli. Aty, veç stafit të konsullatës, ministrin e prisnin edhe veprimtarë të mërgatës, përfaqësues shoqatash etj.
Zëvendëskonsulli, Sali Sefa duke i uruar mirëseardhjen, theksoi se ishte vizita e parë e një minsitri të Kosovës në këtë konsullatë që vepron prej rreth një viti. Ai shprehu pritjet e tij dhe të bashkatdhetarëve se krijimi i ministrisë së posaçme për mërgatën do të shtyjë proceset drejt organizimit më të mirë të mërgatës.
Ndërsa ministri Makolli ka kërkuar ndihmën e bashkatdhetarëve në ndërtimin e politikave të diasporës. Ai, gjithashtu ka shtruar para tyre prioritetet që ka identifikuar ministria për punët që e presin.
Ruajtja e identitetit kombëtar, përmes mësimit plotësues nëpër shkollat e këtushme, gjegjësisht institucionalizimi i arsimit, duke shmangur kështu asimilimin e brezave të rinj, është priortiteti numër një i minsitrisë që drejton ai, ka thënë Makolli. Përkrahja e mërgimtarëve tanë për integrimin në shoqërinë e këtushme, por pa u asimiluar dhe nxitja e tyre për të investuar në Kosovë, janë dy prioritetet tjera që i ka përmendur ministri.
Në debatin që ka hapur ministri Makolli janë përfshirë një numër i madh i të pranishmëve. Ata janë interesuar kryesisht lidhur me pagesat që bëhen në kufi me të hyrë në Kosovë në mungesë të kartonit të gjelbër, pastaj lidhur me ndërprerjen nga Zvicra të marrëveshjes për sigurime sociale me Kosovën etj.
Ministri i diasporës ka pranuar se këto janë probleme serioze por ai ka këmbëngulur se të dyja këto nuk janë në varësi të qeverisë dhe institucionmeve kosovare. Pagesat për sigurimin e automjeteve në kufij të Kosovës nuk bëhen pse ashtu dëshiron qeveria por sepse kompanitë e sigurimeve nuk i sigurojnë automjetet e klientëve të tyre kur ata janë në Kosovë, për shkak se Kosova ende nuk është pranuar në Këshillin e Kartonit të Gjkelbër, ka thënë ai.
Makolli megjithatë premtoi se në këtë drejtim janë duke u bërë disa hapa dhe pritet që deri në fund të vitit të bëhet një zgjidhje.
Debati dhe kritikat për kartonat e gjelbër, gjegjësisht sigurimin e automjeteve, por kësaj here me tone më të larta, e kanë ndjekur ministrin Makolli edhe në takimin e tij të dytë, atë që u zhvillua në lokalet e Shoqatës “Bashkimi” në Uster të Cyrihut. Përqendrimi dhe këmbëngulja kryesisht në këtë temë, bashkë edhe me lodhjen e ministrit i cili po qëndronte prej rreth një jave në ambientet e diasporës, ka krijuar një artmosferë paksa nervoze në sallë.
Megjithatë Makolli ka bërë përpjekje të sqarojë gjendjen sa i takon sigurimit të automjeteve, duke këmbënguzlur se qeveria nuk është ajo që nxjerr përfitime nga paratë që u merren mërgimtarëve.
Mikpritësi gjegjësisht kryetari i shoqatës Afrim Hasaj ka falënderuar ministrin për praninë e tij dhe ka prezantuar me pak fjalë veprimtarinë e shoqatës. Nënkryetari i shoqatës, Bajram Kllokoqi ka lexuar letrën e përshëndetjes së kryetarit të komunës së Usterit Martin Borer, që, në pamundësi për të qenë i pranishëm, i ka drejtuar ministrit Makolli. Edhe anëtari i kryesisë, Bejtullah Tahiri ka përshëndetur hapin e ministrit Makolli për të vizituar diasporën.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët Gati 30 për qind më shumë urgjenca të lidhura me drogën që përfshijnë të mitur u...
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains