Kosova
Ministri i Mbrojtjes: Serbia reagoi shumë shpejt, ngjalli dyshime se sulmi ishte i përgatitur
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka thënë se reagimet e Serbisë karshi sulmit të mbrëmshëm në veri të Kosovës ngjallin dyshime se akti ka qenë i parapërgatitur.
Sipas tij, ata për të shfajësuar veten, e për të fajësuar dikë tjetër, përdorën këtë format të tillë të luftës.
“Për dallim të 24 shtatorit të vitit të kaluar, kësaj radhe reagimi nga Serbia dhe Lista Sërpska ka qenë shumë i shpejtë, më i shpejtë se reagimi që kemi bërë ne në Kosovë, dhe kjo me të vërtetë për mua tregon një pritshmëri për këto ngjarje, pikërisht nga këto institucione në Serbi, por edhe Lista Sërpska”, ka thënë ai për KlanKosova.
“Nuk dua të aludoj, pasi nuk kemi një hetim të përfunduar, mirëpo vlerësoj se gjithë ky reagim ka lënë shumë dyshime se e gjitha ka qenë e parapërgatitur, dhe në kuadër të narrativit për të shfajësuar veten dhe për të fajësuar dikë, është shfrytëzuar një format i luftës së tillë”, shtoi tutje ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











