Integrimi
Ministri gjerman: “Si prind në Kosovë, edhe unë do ta kisha provuar të vija në Gjermani”
Megjithatë ne jemi të detyruar që këtyre njerëzve t`u themi shumë shpejt se ata nuk kanë këtu të drejtë për azil dhe rrjedhimisht, nuk kanë perspektivë që të mbeten te ne”, thotë Jäger
Republika Nordrheinwestfallen e Gjermanisë deri tash ka strehuar më së shumti refugjatë në krahasim me landet tjera të vendit, rreth 91 mijë. Ministri i brendshëm i landit, Ralf Jäger nga SPD flet për gazetën “Die Welt” lidhur me sfidat dhe gatishmërinë e njësisë federale që ai e udhëheq, për të përballuar sa më mirë fluksin e madh të refugjatëve, përcjell albinfo.ch. Ai veç tjerash bën fjalë edhe për refugjatët “ekonomikë” ose të varfërisë, kategori kjo që nuk gëzon të drejtë azili dhe në të cilën hyjnë kosovarët.
“Unë mund ta kuptoj motivin që kanë refugjatët e varfërisë. Si baba, kryefamiljar në Kosovë, edhe unë do të provoja të vi në Gjermani. Megjithatë ne jemi të detyruar që këtyre njerëzve t`u themi shumë shpejt se ata nuk kanë këtu të drejtë për azil dhe rrjedhimisht, nuk kanë perspektivë që të mbeten te ne”, thotë Jäger duke iu referuar mosdurimit në rritje të popullatës në Gjermani ndaj kësaj kategorie.
Mjerisht procedurat e azilit po zgjasin tepër shumë. Për këtë arsye federata duhet t`i përpunojë më shpejtë këto kërkesa, transmeton albinfo.ch. Ne duhet t`i kemi parasysh edhe situatën e mjerueshme të refugjatëve nga Ballkani: njerëzit atje shesin krejt çka kanë, u paguajnë 2000 euro bandave të trafikimit, qëndrojnë ca muaj këtu dhe pastaj duhet të kthehen në vend ku nuk kanë asgjë para vetes. Këto janë tragjedi njerëzore.
Për këtë arsye ne duhet të bëjmë çdo gjë në mënyrë që të mos e bëjnë të njëjtën gjë ehde më shumë njerëz”, ka thënë ministri i brendshëm i NRW, Ralf Jäger.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja









