Kosova
Ministri i Diasporës: Mërgimtarët më nuk do të presin në kufij
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi tha se në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet memorandumi me kompanitë e sigurimeve me Policinë e Kosovës për t’i hequr përfundimisht pritjet e gjata në kufij për bashkatdhetarët
Brenda javës së ardhshme do të nënshkruhet një memorandumi në mes disa institucioneve në Prishtinë për krijimin e lehtësirave në kufij për bashkatdhetarët. Kështu ka deklaruar ministri i Diasporës dhe Investimeve, Dardan Gashi, i cili është optimist se më nuk do të ketë pritje të gjata për bashkatdhetarët në kufij.
Ai në një intervistë për KosovaPress ka bërë të ditur se ka përpjekje që edhe pagesat në kufij të eliminohen.
“Është çështja e pritjeve në kufij që ka qenë gjithmonë temë dhe ankesë e diasporës se për shkak të kartonit të gjelbërit ose aspektit të sigurimit të automjeteve janë detyrua të zbresin nga makinat të presin të krijohen radhë, gjitha këto pas udhëtimeve të tyre të lodhshme. Në fillim të javës së ardhshme do të nënshkruhet memorandumi me kompanitë e sigurimeve me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Brendshme edhe ne si ministri incizuese, ku praktikisht kjo praktikë do të ndryshoj në momentin kur jemi gati do të publikojmë se si do të ndryshoj. …. Do të ketë ndryshime në qasje, kurse tentativa është që të eliminohet fare dhe të gjinden një model tjetër“, tha Gashi.
Arsimimi i diasporës me mësime plotësuese është prioritetit tjetër që ministri i Diasporës, thotë se kanë në planë të parë të rregullojnë. Edhe për këtë çështje tha se bashkë me Qeverinë shqiptare do të nënshkruajnë marrëveshje që bashkërisht të gjejnë zgjedhje.
“Pjesa e dytë që gjithmonë është me rëndësi të veçante për ne është arsimi plotësues për fëmijët tanë të diasporës që janë duke u shkolluar në shkollat në vendet ku janë por që kanë nevojë për mësim plotësues. Në fund të nëntorit në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës do të nënshkruhet marrëveshja mes dy shteteve ku prej vitit të ardhshme Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës bashkërisht do t’i financojnë, bashkërisht përzgjedhin arsimtarët edhe mësueset. Do të ketë një koncenctrim edhe financiar por edhe në aspekt të personelit që të përmirësohet dukshëm edhe kualiteti i arsimit plotësues për fëmijët tanë .Këto janë si dy tema kyçe boshte dhe kjo e dyta do të zgjatë më shumë se nuk është çështje vetëm e vendimeve dy parlamente duhet ta ratifikojnë”, tha Gashi.
Ai beson që brenda këtij mandati do të shihen efektet e bashkëpunimit të ngushtë që do të kenë me Shqipërinë. Po ashtu, ka përmendur edhe çështjen e regjistrimit të diasporës, për të cilën ka thënë se është i kënaqur me të arriturat e këtij projekti.
“Regjistrimi ka shkuar ashtu siç ka shkuar, por mua më duke se ka shkuar mirë në kuptim të asaj që ne kemi tash afër 350 mijë bashkatdhetar të regjistruar e dimë ku janë, e dimë përafërsisht se çfarë profesionesh kanë gjitha këto. Duhet të keni parasysh se ky është regjistrim vullnetarë dhe nuk është obligativ”, deklaroi ai.
Gashi tha se deri tash janë të regjistruar 350 mijë qytetarë kosovarë që jetojnë jashtë, por nuk është i kënaqure me numrin e pjesëmarrësve të diasporës në zgjedhje.
“Nëse ne flasim për 350 mijë të regjistruar kurse ne kemi diku 10 mijë votues, numri më i madh që ka ndodhur ndonjë herë 10 mijë, 11 mijë, atëherë shihet dallimi i madh edhe qartë jo funksional. Nuk ka këtu çka bisedohet as çka hijeshohet do të thotë është jo funksional edhe e padrejtë shumë. Kjo duhet të rregullohet, mirëpo po konsensus politik është vështirë të rregullohet“, tha Gashi.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












