Lajme
Ministri Berset shkakton aksion të policisë ajrore gjatë një fluturimi privat
Dyshohet se Berset me avionin që e ngiste, kishte depërtuar në hapësirën e bllokuar ajrore. Kështu, dy avionë luftarakë e kanë shoqëruar atë gjatë aterrimit

Më 5 korrik 2022, ministri federal Alain Berset kishte ndërmarrë një fluturim privat me avion sportiv, midis dy aeroporteve sportive franceze, transmeton albinfo.ch.
Sipas një deklarate nga Departamenti Federal i Punëve të Brendshme (EDI), ai ishte i vetëm në bord.
Në këtë fluturim, “keqinterpretimi” i informacionit nga kontrolli i trafikut ajror çoi në një ndërhyrje të policisë ajrore, njofton EDI.
Pas një kontrolli të identitetit në terren dhe një shkëmbimi faktesh, Alain Berset ishte në gjendje të rifillonte fluturimin e tij në avionin që kishte marrë me qira, shkruan srf.ch. Duke ju përgjigjur pyetjeve të ndryshme të mediave, EDI deklaron se nuk është në dijeni të hapjes së procedimeve ligjore lidhur me rastin.
Sipas “Neue Zürcher Zeitung” të martën, dyshohet se ministri i Brendshëm Berset me avionin që e ngiste, kishte depërtuar në hapësirën e bllokuar ajrore. Kështu, dy avionë luftarakë e kanë shoqëruar atë gjatë aterrimit, transmeton albinfo.ch. Vetëm hulumtimi i gazetës bëri që Departamenti i Brendshëm të publikonte një deklaratë rreth kësaj.
Sipas EDI, Alain Berset ka marrë patentën e pilotit në vitin 2009 dhe herë pas here merr me qira një avion sportiv me një motor.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim