Jeta në Zvicër
Ministri Ammann kundër sanksioneve ndaj Rusisë
Ministri i ekonomisë është shprehur kritik ndaj sanksioneve dhe ka tërhequr vërejtjen për ndikimin negativ që kanë për Zicrën ashpërsimet e fundit
Qeveria e Zvicrës po kërkon të gjejë rrugë e cila do t`i mundësonte të mos u bashkohej sanksioneve ekonomike që ka vendosur BE kundër Rusisë. Në këtë kuptim, ministri i ekonomisë, Johann Schneider Ammann ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që mund të pësojë Zvicra nga “mbajtja e anës” ndaj njërës palë në konflikt ose tjetrës.
Amman madje e hedh poshtë mundësinë që aktualisht Zvicra t`u bashkohet sanksioneve të BE-së. Në intervistën e tij të dhënë për gazetën e të dielës “Schweiz am Sonntag” ai ka siguruar se Zvicra nuk do të shfrytëzohet si platformë “bajpasi” në këtë drejtim.
Qëndrimin kundër sanksioneve ndaj Rusisë Ammann e ka argumentuar edhe me rolin ndërmjetësues të Zvicrës në krizën e Ukrainës. Ky rol, në rast se Zvicra do t`u bashkohej sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian, do të dobësohej. Ministri i ekonomisë i Zvicrës është shprehur kritik ndaj sanksioneve dhe ka tërhequr vërejtjen për ndikimin negativ që kanë për Zicrën ashpërsimet e fundit.
Nga ana tjetër, organizata që bashkon ndërmarrjet ekonomike të Zvicrës, Economiesuisse, është shprehur se nuk do të ishte kundër në rast se qeveria e Zvicrës i bashkohet BE-së në sanksionet kunër Rusisë. Me një pjesëmarrje prej 1.5 të Rusisë në eksportet e Zvicrës, ky vend nuk përbën ndonjë treg me rëndësi ekzistenciale për Zvicrën”, ka thënë drejtuesi i kësaj organizate, Jan Atteslander.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










