Shkurt.ch
Ministri Ammann hap Forumin e Turizmit të Zvicrës
Ministri Schneider-Ammann në fjalën e tij të hapjes u fokusua në rëndësinë parësore që ka për turizmin inovacioni dhe fryma ndërmarrëse
Ministri federal i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann e ka hapur sot në Bernë Forumin e tretë të turizmit të Zvicrës (TFS). Bëhet fjalë për një platformë këmbimesh të politikave të turizmit lidhur me problemet e pozicionimit turistik të Zvicrës.
Tema e TFS-së këtë vit është zhvillimi i produkteve turistke si bazament për përpunimin e suksesshëm të tregut. Përgjatë këtij forumi, përfaqësuesit ekonomisë së turizmit dhe organizatat turistike bashkë me eksprtët ndërkombëtarë këmbejnë njohuritë dhe përvojat e tyre.
Ministri Schneider-Ammann në fjalën e tij të hapjes u fokusua në rëndësinë parësore që ka për turizmin inovacioni dhe fryma ndërmarrëse. “Mysafiri është i gatshëm të paguaj më shumë kur një produkt është i veçantë, unik“, ka thënë ministri në resorin e të cilit hyn dhe turizmi. Kualiteti dhe përkujdesja për turistët janë thelbësore për suksesin në turizëm, thuhet në një komunikatë të departamentit që udhëheq minstri në fjalë.
Më tutje Ammann ka folur për pikat qendrore të politikës së turizmit në periudhën 2016-2019. Me programin për politikën e turizmit, Qeveria Fderale synon të ndjekë ndryshimin strukturor të shkaktuar nga iniciativa e votuar kohë më parë “për banesën e dytë”.
Modernizimi i ekonomisë së turizmit, stimulimi i i zhvillimit të kualitetit dhe të produkteve, si dhe optimimi i strukturave janë synimet që ndjek kjo politikë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










