Jeta në Zvicër
Ministrat e rinj të Gjenevës duhet të betohen që kurrë të mos pranojnë përfitime
Çdo ministër i zgjedhur në Qeverinë kantonale të Gjenevës duhet të zotohet gjatë ceremonisë zyrtare të betimit për të mos kërkuar, pranuar apo ofruar kurrë asnjë lloj përfitimi.
Ky ndryshim në tekstin zyrtar të betimit erdhi si përgjigje e polemikave që kanë rrethuar ministrin e Gjenevës, Pierre Maudet, përcjell Albinfo.ch
Në të ardhmen, pjesëtarët e rinj të Qeverisë kantonale të Gjenevës duhet të betohen ose të premtojnë se ata nuk do të kërkojnë e as të pranojnë për vete apo për të tjerët, as drejtpërdrejt, as tërthorazi ndonjë dhuratë, avantazh apo premtim për shkak të funksionit zyrtar.
Ky ndryshim në tekstin e betimit për ministrat e rinj u lajmërua të enjten, pas miratimit nga parlamentarët e Gjenevës.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











