Maqedonia
Mini-Shengeni: Mali i Zi, mikpritës i radhës i kësaj iniciative
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka nisur fjalimin e tij në konferencën e përbashkët me liderët e tjerë ballkanikë, duke folur për pasojat e tërmetit të fuqishëm që e goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
“Po filloj duke shprehur përshtypjen e parë që e patëm nga vizita jonë në Durrës. Për fat të keq, ne i pamë pasojat e kësaj fatkeqësisë natyrore sot. E pamë se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve po i vuajnë këto pasoja”.
“Duhet të nënvizoj solidaritetin dhe miqësinë me Shqipërinë, por edhe me të gjitha vendet që ndodhen në situatë të ngjashme. Jemi të angazhuar përherë në solidaritetin tonë me Shqipërinë”.
Gjukanoviq ka thënë se iniciativa e Mini-Shengenit Ballkanik mund të sjellë shumë përfitime për vendet e rajonit.
“Ju falënderoj për këtë rast që më dhatë të punoj sot dhe të diskutoj me ju për përfitimet e mundshme nga ajo që ne e quajmë Mini-Shengen, që mund të sjellë jo vetëm për vendet që e kanë iniciuar, por edhe për vendet e tjera”.
“Kjo iniciativë është përfshirëse dhe të gjithë që e shohin të mirën e kësaj iniciative mund të bashkohen me të – ose në pjesë të caktuara me të ose në gjithë iniciativën”.
I pari i Malit të Zi ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të jetë nikoqir për takimin e radhës mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk kam nevojë të ju kujtoj që Mali i Zi është shumë i përkushtuar në bashkëpunimin rajonal. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë pjesë së takimeve e përmendi mundësinë që Mali i Zi mund të organizojë takimin tjetër të kësaj iniciative”.
“Jemi absolutisht të gatshëm që të jemi mikpritësit e një iniciative të tillë, sepse duhet të nxisim dialogun për secilën temë të rëndësishme për ne”.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












