Shkurt.ch
Mineralet e Trepçës, ende me mbishkrimin “Made in Yougoslavie”
Në mesin e pasurive minerale të botës të ekspozuara në Muzeun Historik dhe Natyror të Gjenevës, janë dhe pasuritë e Trepçës së Kosovës,të cilat mjerisht ende figurojnë me mbishkrimin Made in Yougoslavie.
Faktikisht shpërbërja e Jugosllavisë ka ndodhur më 1991 respektivisht më 1992 kur tri Republikat e saj Sllovenia , Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina nëpërmjet një Referendumi gjithë popullor deklaruan zyrtarisht shkëputjen e tyre nga Federata jugosllave. Po në këtë periudhë këto vende u bënë Anëtare të Kombeve të Bashkuara. Kurse Maqedonia u bë anëtare e kësaj Organizate më 8 prill 1993 . Ndërkaq Mali i Zi më 28 qershor 2006, prandaj shtrohet pyetja a është i demoduar dhe i pakuptimtë mbishkrimi me Made in Yogoslavie mbi pasuritë minerale të Trepçës së Kosovës,kur de facto e de jure dihet se kjo krijesë artificiale u shua plot qe njëzet e dy vjet.
Këtë korrigjim është dashur që ta bëjë në mënyrë administrative Qeveria e Kosovës ,menjëherë pas shpalljes së Kosovës si Republikë e Pavarur dhe njohjes së saj nga Zvicra. Nëse ka pasur zhvillime procedurash rreth kësaj çështje të dyja vendet është dashur ta njoftojnë opinionin.
Nismat e Shoqatave apo të Klubeve të ndryshme për ndërhyrje në këto probleme nuk janë aspak serioze sepse zbehin keq kompetencat dhe rolin e Ministrisë apo të Departamentit i cili apo e cila e e ka detyrim dhe përgjegjësi këtë punë.
Arif Ejupi
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










