Lajme
Minatorët e “Trepçës” ngujohen në minierë
Rreth 250 minatorë të kompleksit metalurgjik “Trepça” janë ngujuar në galeritë nëntokësore të xeherores, duke pritur sqarime të detajuara rreth ligjit të mbrëmshme për ndërmarrjet Publike. Të ngujuar në thellinë prej 650 metrash, minatorët e ndërrimit të parë po kërkojnë sqarime se çka do të ndodhë me të ardhmen e “Trepçës”.
Ajo që dikur quhej “Krenaria e Kosovës” sot është bërë objekt reflektimi ndërmjet politikës kosovare deh asaj serbe. Derisa Beogradi po këmbëngulë që për “Trepçën” të negociohet në Bruksel në kuadër të bisedimeve, në Prishtinë po thonë se ajo është pronë e Kosovës dhe nuk do të negociohet.
Menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava konfirmoi se punëtorët që ndodhen 650 metra nën tokë aktualisht nuk janë duke punuar. Sipas tij, ata janë gjithsej 200 deri 250 punëtorë, ndërsa ka paralajmërime se atyre do t’u bashkohen edhe 250 minatorë të tjerë të ndërrimit të pasdites.
“Sindikata është duke biseduar me punëtorët dhe shumë shpejt do t’i harmonizojnë disa kërkesa drejtuar institucioneve me të cilat do të dalin”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka reaguar gjatë paradites lidhur me zhvillimet e fundit në çështjen e Trepçës, duke garantuar publikisht se gjigandi metalurgjik nuk do të diskutohet askund, përveç se në Parlamentin e Kosovës.
Ai tha se, bashkë me ekspertët ndërkombëtarë do të nxjerrin legjislacionin e duhur për stabilizimin e kësaj ndërmarrjeje.
Ndryshe, për “Trepçën” ka reaguar edhe komuniteti i biznesit në Kosovë. Oda Ekonomike Amerikane, ka thënë se për këtë kompleks duhet një qasje e kujdesshme nga të gjitha palët.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, e cila kërkon që mos të krijohet huti për “Trepçën”.
Kuvendi i Republikës së Kosovës me kërkesë të Qeverisë, dje ka aprovuar Ligjin për “Trepça është pasuri e Kosovës, është organizatë në territorin e Republikës së Kosovës, prandaj me këtë kombinat do të udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës, të parapara me Ligj, në interes të punonjësve të “Trepçës” dhe të ekonomisë së Kosovës. Çdo tentativë për të mbjell huti se është heqë dorë nga “Trepça”, është e pavërtetë dhe qëllimkeqe”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas Qeverisë, me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, janë krijuar kushtet për punë normale të “Trepçës”, duke evituar fillimin e procedurave për falimentim.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












