Lajme
Milionerët zgjedhin Dubain: Tatime të ulëta, luks i lartë
Dubai po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë milionerë, falë politikës së tij me zero tatime mbi të ardhurat, sigurisë së lartë dhe stilit të jetesës luksoze. Sipas kompanisë këshilluese Henley & Partners, vetëm gjatë këtij viti pritet që mbi 9.800 pasanikë të zhvendosen në Emiratet e Bashkuara Arabe, numër rekord në botë.
Qyteti ka ndërtuar imazhin e vet si “magnet për të pasurit”, duke ofruar stabilitet politik, kushte të favorshme biznesi dhe jetesë pa burokraci. Viza e artë 10-vjeçare është një tjetër arsye pse profesionistë të suksesshëm, pronarë biznesesh dhe themelues kompanish teknologjike po e shohin Dubain si alternativë ndaj qyteteve të shtrenjta si Londra apo Nju Jorku, transmeton rel përcjell albinfo.ch.
Në kontrast, vendet perëndimore po humbin gjithnjë e më shumë milionerë për shkak të taksave të larta dhe politikave tatimore gjithnjë e më strikte. Vetëm Britania mund të humbasë mbi 16.500 milionerë gjatë këtij viti.
Dubai, i njohur për shfaqjet e hapura të pasurisë nga Burj Khalifa te ishujt artificialë me resorte luksoze tashmë renditet mes 20 qyteteve me më shumë milionerë në botë, duke pasur mbi 81.000 pasanikë. Vitin e kaluar, atje u shitën 435 shtëpi mbi 10 milionë dollarë, duke tejkaluar tregje tradicionale si Londra e Nju Jorku.
Megjithatë, ky boom ka ngjallur kritika, sidomos për pabarazitë sociale dhe për varësinë nga punëtorët emigrantë me paga të ulëta. Po ashtu, Emiratet janë përballur me presion ndërkombëtar për të forcuar masat kundër pastrimit të parave, sidomos pas fluksit të kapitalit rus pas luftës në Ukrainë.
Për shumë pasanikë, mesazhi i Dubait është i qartë:
“Ne jemi të hapur për biznes” dhe kjo duket se mjafton për ta kthyer qytetin në një qendër globale të luksit dhe financave.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












