Shkurt.ch

Milionerët po e braktisin Evropën

"Tre nga katër qytetet me numrin më madh të ikjeve të milionerëve më 2015 në Evropë ishin Parisi, Roma dhe Athina"

Sipas parashikimeve, milionerët “në numër të madh” po e lënë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën dhe destinacionet më popullore për largimin e tyre janë Australia dhe Izraeli, raporton Business Times International, përcjell albinfo.ch.
“Tre nga katër qytetet me numrin më madh të ikjeve të milionerëve më 2015 në Evropë ishin Parisi, Roma dhe Athina”, tha raporti nga firma konsulente.
Kryeqyteti francez ka humbur gjashtë për qind të popullsisë së saj të milionerëve, ose rreth 7,000 njerëz. Nga Roma vitin e kaluar u larguan 5.000 milionerë, nga Chicago 3000 dhe nga Athina 2000, sipas kompanisë.
“Franca është goditur rëndë nga përshkallëzimi i tensioneve fetare në mes të krishterëve dhe myslimanëve, veçanërisht në zonat urbane. Ne presim që migrimi i milionerëve nga Franca në dekadën e ardhshme të përshpejtohet për shkak të përshkallëzimit të këtyre tensioneve”, shtoi Amual.
Franca dhe Gjermania kanë popullsinë më të madhe myslimane në mesin e anëtarëve të BE-së, 4.7 milionë, sipas Pew Research Center Research.
Franca është atdheu i shumë hebrenjve në Evropë, rreth 310,000 jetojnë në këtë vend. Midis tyre rritet frika e antisemitizmit pas sulmit terrorist të vitit të kaluar në një dyqan hebraik në Paris, ku u vranë katër hebrenj.
“Rreth 80 për qind e milionerëve, të cilët vitin e kaluar u transferuan në Izrael, kanë ardhur nga Evropa”, thotë më tutje Business Times International.
Nga ana tjetër, qyteti me fluksin më të madh të milionerëve është Sydney, i cili arriti vitin e kaluar të ketë 4.000 milionerë, pastaj Melbourne 3000, Tel Aviv 2000, Dubai 2000, San Francisco dhe Vancouver 2,000 .