Lajme
Milionerët e tenderëve publikë

Kompanive private të vendit iu transferuan qindra miliona euro nga arka e shtetit gjatë vitit 2010 nëpërmjet tenderëve publikë në kryerjen e punëve dhe të shërbimeve ndaj autoriteteve kontraktuese, përkatësisht ministrive, komunave dhe agjencive të tjera buxhetore.
Korporata Energjetike e Kosovës dhe Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit janë kontraktuesit më të mëdhenj të milionave. Ato ndiqen nga agjencitë e tjera buxhetore. Kompanitë e huaja, kryesisht ato serbe, fituan dhjetëra miliona euro për import të energjisë gjatë vitit 2010.
Vlera fillestare e kontratës të cilën KEK-u ua dha kompanive serbe “Geni”, “Rudnap” dhe EFT ishte rreth 20 milionë euro. Në fund të vitit 2010, KEK-u ka ripërtëritur edhe një herë kontratën me po këto tri kompani për import të energjisë, ndërsa vlera fillestare e kontratës është 10 milionë euro.
Kompania vendëse “Eco Trade”, në konsorcium me kompani të huaja, fitoi kontrata në vlerë prej rreth 12 milionë eurosh nga Korporata Energjetike e Kosovës më 2010. Në shkurt të vitit 2010, kompania “Eco Trade” në bashkëpunim me një kompani polake fitoi kontratën për riparimin e linjës së parë të shiritave transportues të qymyrit në vlerë prej 5 milionë e 406 mijë eurosh. Gjithashtu, vlera e një tenderi tjetër të dhënë nga KEK-u për këtë kompani ishte 4 milionë e 930 mijë. Punët që duhej të kryheshin ishte ndërrimi i stabilimenteve 400-kilovoltëshe.
Edhe kompania AC-DC fitoi miliona euro nga KEK-u për shërbimet dhe furnizimet e kryera më 2010. Vetëm gjatë vitit që po e lëmë pas, kjo kompani ka fituar kontrata në vlerë prej rreth 7 milionë eurosh. Tenderët e fituar nga kjo kompani kanë qenë të lidhur kryesisht me furnizim të pjesëve rezervë për pajisje të ndryshme elektro-energjetike.
KEK-u ka dhënë edhe dhjetëra miliona euro për kompanitë e tjera private, të cilat i kanë kryer favore kësaj korporate. Kompania “ABB Power System Substations” në bashkëpunim me kompaninë “Monten” e kanë furnizuar KEK-un me një trafo të tensionit të lartë në vlerë prej 6 milionë e 954 mijë eurosh.
Kompania franceze “Alstom” gjatë vitit që e lamë pas ka fituar mbi 5 milionë euro nga tenderët e KEK-ut. Fillimisht kjo kompani kishte fituar kontratën në vlerë prej 4 milionë e 311 mijë eurosh për riparimin e gjeneratorit në “Kosovën B” dhe tenderin në vlerë prej 660 mijë eurosh për mirëmbajtjen e sistemit të funksionimit të këtij termocentrali.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri