Lajme
Miliona njerëz u bënë milionerë gjatë pandemisë
Referuar statistikave, më shumë se pesë milionë persona janë bërë milionerë në gjithë botën më 2020, pavarësisht dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Ani pse shumë persona janë përballur me varfëri, numri i milionerëve është rritur për 5.2 milionë, në 56.1 milionë në nivel global, ka thënë kompania për investime Credit Suisse.
Theksohet se më 2020, më shumë se 1 për qind e të rriturve në botë kanë qenë milionerë për herë të parë.
Po ashtu, rritja e çmimeve të aksioneve dhe rritja e çmimeve të pronave shtëpiake ka ndikuar në rritjen e vlerës së pasurisë.
Anthony Shorrocks, ekonomist dhe autor i Raportit për Pasuri Globale, ka thënë se pandemia ka pasur “ndikim afatshkurtër në tregjet globale”, mirëpo ka shtuar se ky trend është përmbysur “në fund të qershorit të vitit 2020”.
“Pasuria globale jo vetëm që ka mbetur stabile në këtë trazirë, mirëpo në fakt është rritur shpejt në gjysmën e dytë të vitit”, ka thënë ai.
Pasuria globale në total është rritur për 7.4 për qind, ka thënë raporti.
Prej fillimit të shekullit 21, numri i personave me pasuri ndërmjet 10,000 dollarë deri në 100,000 dollarë është më shumë se trefishuar, përkatësisht nga 507 milionë më 2000, në 1.7 miliard në mesin e vitit 2020.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










