Lajme
Miliona euro për shitjen e PTK-së
Konsorciumi Lazard Freres S.A.S dhe Raiffeisen Investment AG është përzgjedhur këshilltar i Transaksionit për Privatizimi të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), për procesin e shitjes së 75% të aksioneve të kësaj të fundit, ka vendosur komisioni vlerësues pas analizimit të ofertave teknike dhe financiare të gjashtë kompanive pjesëmarrëse në këtë proces.
Ky konsorcium për krejt këtë punë do të paguhet nga buxheti i shtetit 2 milionë e 495 mijë euro.
Sipas një komutese për media të lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, konsorciumi i kompanive fituese të këtij tenderi përbëhet nga dy kompani shumë të njohura.
Në kumtesë thuhet se kompania Lazard, njëra nga kompanitë më të njohura këshilluese financiare në botë, vepron në 27 shtete të ndryshme në të gjithë globin.
“Kjo kompani vepron nga viti 1848 dhe ofron këshilla mbi bashkimet dhe blerjet, çështjet strategjike, ristrukturimin dhe strukturën e kapitalit, të rritjes së kapitalit dhe financave të korporatave, si dhe shërbimet e menaxhimit të aseteve në shoqëritë, ortakëritë, institucionet, individët”, theksohet në kumtesën e kësaj ministrie.
Kurse për kompaninë tjetër, Raiffeisen Investment AG, vlerësohet se është lider si këshillues në Financat Korporative të Evropës.
Kjo kompani, sipas MZHE-së, përfaqëson Grupin e Bankave të Raiffeisen, të cilat kanë një nga rrjetet më të forta të bankave komerciale dhe bankave investuese ne Evropën Qendrore & Lindore dhe zyrat përfaqësuese në tërë botën, që operojnë 3,200 degë me 60,000 të punësuar.
Sipas zyrtarëve të MZHE-së, nga ky konsorcium pritet të nxirret maksimumi i shitjes së PTKsë.
“KQP-ja ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë proces i një numri të madh të kompanive dhe përzgjedhja e një konsorciumi shumë të suksesshëm dhe me përvojë në të gjithë botën por edhe në rajon, për ofrimin e shërbimeve të transaksionit, garanton kualitet shumë të lartë të ofrimit të shërbimeve nga konsorciumi i kompanive të përzgjedhura”, thuhet në kumtesë
Sipas kumtesës, gjatë përzgjedhjes së bërë për këtë proces janë përdorur standardet më të larta ndërkombëtare për procese të tilla.
Në këtë garë ishin para kualifikuar në tërësi gjatë kompani apo konsorciume. “Ernst & Young, Poloni, ING Bank NV (në konsorcium me K&L Gates LLP), Lazard Freres S.A.S, (në konsorcium me Raiffeisen Investment AG), PËC Poloni, Zagrebacka Banka, UniCredit Group (në konsorcium me Schoner Rechtsnaëalte, Baker Tilly Makedonija dhe Analysis Mason)”, janë emrat e gjatë kompanive të para kualifikuara.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











