Lajme
Miliona amerikanë, në radhë për të marrë dozën shtesë të vaksinës
Miliona amerikanë kanë filluar të zënë radhën për vaksinën përforcuese të kompanisë Pfizer, vetëm disa orë pasi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vendosi që vaksina të jetë e disponueshme për personat e moshës mbi 65 vjeç, disa kategori punonjësish të vijës së parë dhe personat me probleme të caktuara shëndetësore.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje 60 milionë amerikanëve që kualifikohen, të bëjnë vaksinën shtesë ndaj COVID-19.
Në mbarë Shtetet e Bashkuara, amerikanët që kualifikohen po zënë radhën për të marrë dozën shtesë të vaksinës Pfizer ndaj COVID-19. Disa prej tyre kanë qenë duke pritur prej orësh.
“Mendoj se të gjithë duhet bëjnë vaksinën shtesë sa më shpejt”, tha Carol Carson, e vaksinuar me dozën shtesë.
Vetëm 24 orë më parë, një komision i Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve autorizoi vaksinën shtesë të kompanisë Pfizer për personat mbi 65 vjeç, personat me probleme afatgjata shëndetësore dhe punonjësit e vijës së parë të ekspozuar ndaj virusit.
Vaksinat janë tashmë të disponueshme në spitale, në mbi 30 mijë qendra shëndetësore dhe farmaci në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të bindur të pavaksinuarit.
“Të pavaksinuarit ngarkojnë spitalet, pavionet e urgjencës dhe të kujdesit intensiv, duke mos u lënë hapësirë të sëmurëve nga zemra apo kanceri që të marrin shërbim shëndetësor”, tha Presidenti Biden.
Duke folur dje nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve që kualifikohen që të bëjnë vaksinat ndaj COVID-19, dhe tha se do ta bënte vetë vaksinën përforcuese sa më shpejt të ishte e mundur.
“Ashtu si doza e parë dhe e dytë, doza shtesë është falas dhe lehtësisht e disponueshme”, tha Presidenti Biden, raporton VOA, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë në qytetin e Nju-Jorkut shkollat po përgatiten për mungesa të mundshme të stafit, ndërsa do të hyjë në fuqi të hënën detyrimi i vaksinimit.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










