Fun
Miliarderët shtojnë pasurinë me 237 miliardë dollarë në 2016-ën
Pas të dhënave zhgënjyese ekonomike nga Kina në fillim të këtij viti, referendumi britanik për të ikur nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zgjedhja e miliarderit amerikan, Donald Trump, për president të SHBA-së, pasuria e miliarderëve ka kaluar në vlerë neto prej 4.8 trilionë. Bilanci në fund të vitit ende tregon një rritje prej 5.7%, ka treguar indeksi i “Bloomberg”-ut për miliarderët.
Me rritjen e pasurisë, Warren Buffett-it i shtohet me 11.8 miliardë pasuria për këtë vit me kompaninë e tij për investime “Berkshire Hathaway Inc”. Pas zgjedhjes së presidentit të SHBA-së u rrit pasuria e Buffett me mbi 19%, në 74.1 miliardë, duke u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë.
Të dhënat tregojnë se shumica e fitimeve shkojnë në duart e amerikanëve, të cilët janë katër nga pesë rritjet më të mëdha në indeks, duke përfshirë edhe themeluesin e “Microsoft Corp”, Bill Gates, njeriu më i pasur në botë, me një pasuri që arrin në 91.5 miliardë. Krahas tij është manjati i naftës, Harold Hamm.
Në fakt, shumica e të pasurve e kundërshtojnë zgjedhjen e Trump për president, duke përfshirë edhe miliarderin e ekipit të basketbollit Dallas Mavericks, Mark Cuban, i cili tha se rezervat kanë shënuar rënie me 20% pas fitores së Trumpit.
Biznesmeni francez, Bernard Arnault, pronar i kompanisë “LVMH”, është i vetmi joamerikan në top 5-shin e të pasurve me rritjen më të madhe të pasurisë në vitin 2016. Pasuria e tij është rritur gjatë vitit me 7.1 miliardë, në 38.9 miliardë.
Bill Gates mbetet njeriu më i pasur në botë. Sipërmarrësi spanjoll dhe themeluesi i dyqaneve zinxhir “Zara”, Amancio Ortega, është njeriu më i pasur në Evropë. Ai ishte i dyti më i pasur në botë, para Buffettit. Pra, Ortega tani zë vendin e tretë me asete me vlerë 71.2 miliardë dollarë.
Pasuria e miliarderit të naftës, Harold Hamm, është mbështetur nga rritja e çmimeve të “arit të zi”. Ai është i pari me pasuri në mesin e 49 miliarderëve në fushën e energjisë, metaleve dhe minierave me rritjen e pasurisë së përgjithshme në vlerë prej 80 miliardë dollarësh në krahasim me 32 miliardë në vitin 2015.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









