Shkurt.ch
Miliarderët nëpër botë, Zvicra renditet në vendin e gjashtë
Në terma absolutë, në 15 vendet e para ka 84 miliarderë më pak (në total 1.942) krahasuar me vitin 2017, pasuria totale e të cilëve është në rënie me 489 miliardë dollarë amerikanë
Lajme jo të mira për miliarderët në të gjithë botën. Edicioni i gjashtë i Wealth-X Billionaire Census tregon se pasuria botërore e miliarderëve ka rënë me 7% në vitin 2018, në 8,6 trilionë dollarë, pasi arriti nivele rekord vitin e kaluar. Në vitin 2018 ka rënë me 5,4% edhe numri i miliarderëve, në 2.604 individë.
Kjo është rënia e dytë e regjistruar që nga kohërat e recesionit global, më shumë se një dekadë më parë. Sipas raportit, shkaqet që kanë ndikuar në këtë rënie të ndjeshme të pasurisë janë rritja e luhatshmërisë së tregjeve financiare, tensionet e tregtisë botërore dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike.
Rajoni i vetëm në botë që ka regjistruar rritje të numrit të miliarderëve është Amerika e Veriut, ndërsa Azi-Paqësori regjistroi rënien më të madhe në vitin 2018 (13,4%), transmeton ‘monitor’.
15 vendet e para përfaqësojnë 75% të popullsisë botërore të miliarderëve dhe 79% të pasurisë botërore të miliarderëve në vitin 2018, në rritje të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.
Në terma absolutë, në 15 vendet e para ka 84 miliarderë më pak (në total 1.942) krahasuar me vitin 2017, pasuria totale e të cilëve është në rënie me 489 miliardë dollarë amerikanë, përcjell albinfo.ch.
Më në detaj, 15 qytetet e para me numrin më të madh të miliarderëve përfaqësojnë 30% të popullsisë botërore të miliarderëve në vitin 2018, në total 773 miliarderë.
San Francisko është qyteti me numrin më të madh të miliarderëve për banorë krahasuar me çdo qytet tjetër, me një miliarder për çdo 11.600 rezidentë, por Nju Jorku ka numrin më të madh të miliarderëve në terma absolutë: 105 të tillë. Dendësia është një miliarder për çdo 81.311 banorë. Në vend të tretë është Dubai kurse në vendin e katërt, Hong Kongu.
Thuajse 15 vendet e para me një popullsi miliarderësh regjistruan rënie, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tre vendeve të tjera evropiane, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Franca.
Zvicra ndodhet në vendin e gjashtë, duke rënë për një pozitë më poshtë. Në Zvicër ka 91 miliardë me pasuri prej 240 miliardësh dollarë.
Filantropia është pasioni kryesor i miliarderëve – sektori jofitimprurës përfaqëson industrinë primare për 4,8% të miliarderëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste















