Lajme
Protestohet në Berlin kundër ndryshimit të ligjit për pandeminë

Policia hodhi ujë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa Bundestagu votoi ligjin e pandemisë. Kjo, si duket, ngjalli protesta në Berlin.
Është bërë e ditur se mijëra vetë protestuan në Berlin para ndërtesës së Bundestagut dhe te Porta e Brandenburgut kundër ndryshimit të ligjit për pandemitë. Policia e Berlinit u përpoq t’i shpërndajë protestuesit pasi këta nuk i respektonin masat e caktuara nga qeveria për mbajtjen e maskave ose ruajtjen e distancës. Policia më pas u detyrua të hedhë ujë mbi ta në formë shiu, bëhet e ditur nga policia, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, zëdhënësja e policisë, Anja Djerschke, i tha televizionit NTV se policia ka arrestuar edhe disa demonstrues, pasi këta kanë tentuar të lëndojnë efektivët e policisë duke hedhur shashka dhe fishekzjarrë në drejtim të tyre.
Nga ana tjetër, Bundestagu votoi me shumicë të qartë (415 pro, 236 kundër, 8 abstenime) ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Infeksionet. Rregullat e reja i lejojnë qeverisë të vendosë kufizime në kontaktet shoqërore, rregulla mbi mbajtjen e maskave, pirjen e alkoolit në publik, mbylljen e dyqaneve dhe ndalimin e ngjarjeve sportive.
Në ndihmë të masave
Mbrojtësit e masave thonë se projektligji do të siguronte një bazë ligjore më solide për të realizuar udhëzimin për ruajtjen e distancës mbajtjen e maskave në fytyrë dhe kufizimet në lëvizje, takimet në hapësira private dhe publike, si dhe aktivitetet kulturore dhe të kohës së lirë. Ai gjithashtu do të mbulonte rregullat për mbylljen e shkollës dhe kujdesit ditor, dhe kufizimet për institucionet arsimore.
Akti i Mbrojtjes nga Infeksionet do të dërgohet po të mërkurën në Bundesrat, Dhoma e sipërme e Parlamentit, për një debat përfundimtar, e me pas edhe presidentit Presidentit Frank-Walter Steinmeier për një nënshkrim – një hap ky i fundit formal.
Pa konsultime të gjata në Parlament
Protestuesit kritikonin, ndër të tjera, edhe mënyrën e shpejtë të ndryshimit të ligjit, pa u konsultuar gjatë me përfaqësuesit e popullit në Parlamentn. Shumë syresh mbanin në duar pankarta me politikanë me rroba burgu ose me mbishkrime: “Ne jemi sovrani” etj.
Rreth 17 561 raste të reja me koronavirus u raportuan të mërkurën në Gjermani, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 833 307. Kjo është një rënie e lehtë në krahasim me javën e kaluar, kur Gjermania raportoi 18 487 raste. Por nivelet e infeksionit në pjesën më të madhe të Gjermanisë janë akoma shumë më të larta se niveli që qeveria e konsideron të pranueshëm. Vetëm në Berlin ato janë katëfish më të larta.
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri