Shkurt.ch
Mijëra veta në Cyrih kundër Iniciativës së SVP-së
Pasditën e të shtunës, disa mijëra veta kanë protestuar në Cyrih kundër “Inicativës për Zbatim të Dëbimit të të Huajve Kriminelë”, të njohur si iniciativë e SVP-së
Në një aksion të madh, mbipartiak, por të organizuar nga Partia Socialdemokrate (SP) e Cyrihut, kanë marrë pjesë demonstrues nga shumë parti, lëvizje, sindikata dhe organizata të tjera, njoftojnë meidet zvicerane.Ka marrë pjesë edhe kryebashkiakja e Cyrihut (nga SP), Corine Mauch, e cila ka mbajtur një fjalim.
Ajo ka thënë se çdo i treti banor i Cyrihut ka një prejardhje jozvicerane. Rreth 130 mijë qytetarë të Cyrihut kanë pasaporta të huaja dhe, me iniciativën, ata bëhen automatikisht qytetarë të rendit të dytë. Për këtë arsye duhet kundërshtuar me vendosmëri “Iniciativën…”
Veç të tjerëve, pjesëmarrës kanë qenë edhe Juso, CVP/PDC, EVP, BDP, Të Rinjtë e Gjelbër, Liberalët e Gjelbër (GLP). AL, Caritas, HEKS, SAH Zürich, Unia, VPPOD dhe GBKZ
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











