Bota
Mijëra persona aplikojnë si vullnetarë për Kupën e Botës më 2022
Pothuajse 175,000 persona kanë aplikuar që të jenë vullnetarë të Kampionatit për Kupën e Botës 2022, duke përfshirë 1,000 persona nga shtetet e Gjirit Arab, të cilat kanë shkëputur të gjitha marrëdhëniet diplomatike dhe ato të udhëtimit me Katarin.

Të dhënat nga një Komiteti i Dohas kanë thënë se 174,639 persona kanë aplikuar deri më tani për ndihmuar në këtë Kampionat.
Të dhënat e komitetit kanë treguar se në mesin e aplikantëve janë 597 sauditë, 380 banorë të Bahreinit dhe 46 të tjerë nga Emiratet e Bashkuara.
Një zëdhënës i Komitetit, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se aplikacionet kanë ardhur nga banorë me kombësi “të konfirmuar”.
Këto të dhëna nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratët e Bashkuara Arabe janë disa prej shteteve që kanë ndalur bashkëpunimin me Katarin nga qershori i vitit 2017 për shkak të një bllokade politike që ka zgjatur 15 muaj dhe nuk ka treguar asnjë shenjë të përfundimit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Ky bojkot ka rezultuar me mbyllje të të gjitha lidhjeve tokësore, detare dhe ajrore për në Doha, pas supozimeve se kjo e fundit është duke ndihmuar Iranin dhe grupet ekstremiste islamike.
Katari, i cili ka shpenzuar deri më tani qindra miliona dollarë për projektet e lidhura me këtë Kampionat, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat, duke thënë se rivalët e Gjirit Arab, janë duke tentuar të fitojnë kontrollë mbi politikën e Jashtme të Dohas.
Kampionati i futbollit për Kupën e Botës më 2022 do të mbahet në Lindje të Mesme dhe Katar.
Ndërkohë, numri më i madh i personave që kanë aplikuar si vullnetarë ka ardhur nga India, gjithsej 25.000 deri më tani.
Është parashikuar që në këtë Kampionat të përfshihen 16,000 vullnetarë, të cilët do të kontribuojnë në një varg sektorësh siç janë shërbimet mjekësore, komunikimi dhe mikëpritja, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri