Jeta në Zvicër
Mijëra çifte shtyjnë dasmat e tyre në Zvicër
Mijëra çifte në Zvicër kanë anuluar dasmat e tyre për shkak të krizës së koronës. Rreth gjysma e atyre që dëshirojnë të martohen nuk i kanë rezervuar datat në Zyrën e Gjendjes Civile në Cyrih, shkruan “Sonntags Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
Disa anulime janë pranuar tashmë për muajt qershor dhe korrik. Situata është e ngjashme në qytetin e Bernës. Pothuajse 40 për qind i kanë shtyrë rezervimet për vitin 2021.
“Arsyeja kryesore është ndalimi i takimeve, sepse çiftet nuk mund të festojnë ditën unike me miqtë dhe me familjen”, tha Hans Rudolf Egli, Shefi i Gjendjes Civile dhe Shërbimit të të Drejtave Civile në Kantonin e Bernës, përcjell albinfo.ch.
Më 27 maj, Këshilli Federal pritet të njoftojë lehtësimin e masave për muajt e verës. Por, bartja e maskave mbrojtëse, mbajtja e distancës prej dy metrash do të mbetet e obliguar, ndërsa ftuarja e mysafirëve nuk do të jetë e mundur për të sapomartuarit.
Sido që të jetë, pasojat për tregun e dasmave janë të mëdha. “Ekziston një humbje e madhe e të ardhurave për gjithë zinxhirin, nga furrat e bukës deri te fotografët në hotele dhe agjencitë e udhëtimit të muajit të mjaltit”, thotë Norbert Hörburger, profesor nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Graubünden, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










