E-Diaspora
Migrosi gjithnjë ka zgjidhje, edhe në rastet më të rënda
Një vozitës i pakujdesshëm ka kaluar mbi një mur Altstätten SG dhe ka mbetur i ngujuar. Por, një punëtor i Migrosit e ka gjetur menjëherë zgjidhjen e problemit.
Në orën 16.00 të së enjtes, një person nga Hungaria e ka devijuar rrugën me veturën e tij mbi një mur rreth 80 centimetra të lartë. Vetura është ngujuar në vend. “Vozitësi nuk e ka njohur mirë rrethin dhe ka menduar se mund të shkojë përmes rrugës më të shkurtër në vendparkim”, e ka përshkruar veprimin një nëpunës depoje i Migrosit në Altstättten.
Një mikut të tij i lindi një ide e shkëlqyeshme edhe atë në lidhje me milingonën e tij elektrike (një lloj vinçi elektrik) duke i kërkuar atij milingonën për të ndihmuar. Ata i vendosën dy shtylla druri në fund të veturës dhe filluan ngritjen e saj. “Ishte mjaft e vështirë, filluam ta ngritim lart nga pjesa e përparme dhe sërish ta shtyjmë në rrugë”.
Dukshëm i tronditur, hungarezi largohet nga vendngjarja. Sipas nëpunësit të deposë, kjo nuk është hera e parë që ndokujt i kishte ndodhur një rast i ngjashëm, pasi shpeshherë vozitësit kanë gabuar në të njëjtën mënyrë, madje edhe vendasit. Po që se në këtë rrugë vendosen barriera të betonit, ndoshta ky rast nuk do të përsëritet më, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Hekurudhat e Appenzellit, pronë e së cilës është trualli në fjalë, gjithashtu e ndajnë të njëjtin mendim. Kompania është në dijeni të rastit dhe ka paraqitur masat parandaluese: “Pasi dëgjuam për rastin e lartpërmendur, kemi vendosur për të marrë masa për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen”, thotë Sabrina Huber, zëdhënëse dhe anëtare e bordit ekzekutiv të Hekurudhave të Appenzellit AG.
Kjo mund të rregullohet përmes shenjave të dukshme, apo barrierave.
Se cila masë parandaluese do të ndërmerret, mbetet të shihet në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












