Bota
Migrantët e plagosur nga forcat greke trajtohen në spitalet e Turqisë

Migrantët nga Siria që u plagosën nga hedhja e gazit lotsjellës nga Greqia në pikën kufitare të Edirnës, një provincë turke në kufi me Greqinë dhe Bullgarinë, u shtruan në spitalet turke.
Forcat greke të sigurisë vazhdojnë të sulmojnë migrantë të parregullt që prisnin midis portave kufitare të Pazarkule të Turqisë dhe Kastanisë së Greqisë.
Tre migrantë, përfshirë një fëmijë, u plagosën në sulm. Ata u transferuan në një spital në Edirne.
Mërgimtarët e parregullt që u plagosën më lehtë u trajtuan në vend nga mjekët.
Të enjten, të paktën 34 ushtarë turq u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit në Idlib, një zonë deskalimi në veri-perëndim të Sirisë, përtej kufirit jugor të Turqisë.
Zyrtarët turq njoftuan të premten se nuk do t’i ndalojnë refugjatët për të arritur në Europë pas këtij sulmi. Pas këtij vendimi, mijëra të tillë ia mësynë kufijve me qëllim që të shkojnë në vendet evropiane.
Turqia tashmë pret gati katër milionë migrantë vetëm nga Siria, më shumë se çdo vend tjetër.
Ajo është ankuar se Europa nuk ka arritur të mbajë premtime për të ndihmuar migrantët dhe për të frenuar valët e mëtejshme të migrantëve, shkruan AA.
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026