Integrimi
Migrantët dërgojnë 440 miliardë dollarë në shtëpitë e tyre
Kjo shumë tregon rritje gjithëbotërore të dërgesave. Ndërsa dërgesat nga Gjermania në Shqipëri janë rritur më shumë se dyfish
Migrantët në gjithë botën dërgojnë në vendet e tyre për t`i mbajtur familjet shuma të mëdha të hollash dhe ky trend po rritet. Sipas shërbimit të njohur për dërgim të hollash “Moneygram” vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti janë rritur më shumë se dyfish dërgesat nga Gjermania në Shqipëri në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Po ashtu edhe dërgesat për në Kosovë, Afganistan dhe Nigeri kanë shënuar rritje dyshifrore nga janari deri në fund të qershorit, shkruan “Welt am Sonntag”, transmeton albinfo.ch
Ndërsa edhe Banka Botërore e vërteton këtë trend. Sipas saj vetëm gjatë këtij viti migrantët kanë dërguar 440 miliardë dollarë në vendet e tyre të prejardhjes. Ekspertët vlerësojnë se në valën e dyndjeve të mëdha aktuale të popujve, gjegjësisht të fluksit të refugjatëve, pritet rritje e mëtejme e dërgesave ose remitencave, edhe nga Gjermania.
Paratë, sipas rregullit, u dërgohen bashkëshorteve, prindërve dhe fëmijëve të mbetur ne shtëpi nga personat migrantë, për të siguruar ushqimin, shërbimet shëndetësore dhe shkollim.
“Kur bëhet fjalë për projekte të vogla, këto dërgesa duhen shikuar më me përparësi se vetë ndihmat për zhvillim (që japin shtetet për vendet në zhvillim)”, thotë Alex Dreher, profesor i ekonomisë në Universitetin e Heidelbergut. Sepse kur paraja dërgohet “nga privati te privati, ajo shkon në destinimin e duhur dhe mund të përdoret për luftimin e varfërisë.
Megjithatë ekonomistët e kundërshtojnë heqjen e ndihmës për zhvillim sepse sipas tyre, ajo dhe dërgesat private të parave e plotësojnë njëra tjetrën.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










