Lajme
Microsoft thotë se hetoi përfshirjen e Gates në një aferë me një punonjëse
Microsoft zhvilloi një hetim për përfshirjen e bashkëthemeluesit Bill Gates me një punonjëse gati 20 vjet më parë, pasi u tha se më 2019 ai ishte përpjekur të fillonte një marrëdhënie romantike me personin, tha kompania të hënën.
Microsoft tha se kishte marrë një shqetësim në gjysmën e fundit të vitit 2019 që Gates “kishte kërkuar të fillonte një marrëdhënie intime me një punonjëse të kompanisë në vitin 2000”, tha një zëdhënës i Microsoft-it në një deklaratë.
“Një komitet i Bordit shqyrtoi shqetësimin, ndihmuar nga një kompani e jashtme ligjore për të kryer një hetim të plotë. Gjatë gjithë hetimit, Microsoft siguroi mbështetje të gjerë për punonjësen që ngriti shqetësimin”, u tha në deklaratë.
Wall Street Journal raportoi të dielën se Bordi i Microsoft kishte vendosur që përfshirja e Gates me një punonjëse femër ishte e papërshtatshme dhe ai kishte nevojë të largohej nga posti në vitin 2020, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Microsoft-it nuk pranoi të komentonte nëse Bordi kishte vendosur që Gates të largohej. Në një deklaratë për Wall Street Journal, një zëdhënës i Gates tha se vendimi i tij për të lënë bordin e Microsoft-it nuk kishte asnjë lidhje me përfshirjen e tij me një punonjëse.
“Vendimi i tij për të kaluar jashtë Bordit nuk ishte në asnjë mënyrë i lidhur me këtë çështje”, tha ai tutje.
Gates dhe gruaja e tij, Melinda, kërkuan divorc në fillim të këtij muaji pas 27 vjetësh martesë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













