Shqiperia
Metro: Vlora, qyteti idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
Media britanike në fokus qytetin bregdetar

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”, përcjell albinfo.ch.
Por, hulumtimet sugjerojnë se një numër i madh turistësh po e “ndërrojnë” Majorkën me Maqedoninë e Veriut dhe Alikanten e Spanjës me Rivierën Shqiptare – mesa duket të frymëzuar nga një trend i TikTok-ut “Destinacionet e Ngjashme”- i shpërndarë nga Gjenerata Z.
“Fluturimet nga Britania e Madhe drejt vendeve të Ballkanit, përfshirë Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Marokun, janë rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit”, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil (CAA).
Ekspertët thonë se mediat sociale po ndikojnë tek turistët që kërkojnë të eksplorojnë vende më pak të vizituara – duke shmangur destinacionet e mbipopulluara.
Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar destinacionet më të mira – të ngjashme me pikat e njohura turistike – për verën e vitit 2025.
Vlora, Shqipëri E ngjashme me: Split, Kroaci
Në kufi me Greqinë dhe shumë pranë Kroacisë, Shqipëria ofron të njejtën klimë me qytetin e dytë më të madh të Kroacisë, Splitin – për pushimet verore – por pa turma vizitorësh apo çmime që rriten vazhdimisht.
Nëse kërkoni plazhe të pastra dhe të pacënuara me një peizazh malor mbresëlënës dhe restorante me çmime të përballueshme, shkoni në Vlorë – qytetin bregdetar të vendosur në Rivierën idilike Shqiptare.
Gjatë ditës, mund të relaksoheni pranë detit Jon ose të shkoni në një nga festivalet muzikore të zonës.
Vlora është më e qetë se Spliti i Kroacisë. Në mbrëmje, ky destinacion historik gjallërohet.
Kostoja e jetesës në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, është rreth 61% më e ulët se në Londër, duke e bërë Shqipërinë një nga destinacionet më të lira evropiane për pushime.
Martina Andretta, gazetare e turizmit në “Metro” kaloi një fundjavë jashtëzakonisht të lirë në mars, në kryeqytetin shqiptar – duke shpenzuar vetëm 70 paund në ditë.
Në disa zona, një vakt për dy persona në një restorant të lirë kushton vetëm 5 paund.
Gjithashtu, kuzhina shqiptare është një kombinim i ndikimeve italiane dhe greke.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Leon Avdullahu zgjedh Kosovën para Zvicrës Njoftimi është dhënë nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi...
-
Nga Benfica në Zvicër: Adrian Bajrami shkëlqen me Luzernin
-
Presidentja Osmani takon të rinjtë shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach
-
Projekte nga Kosova prezantohen në Simpoziumin “Integrated People-Centred Care” më 2 shtator në Basel
-
Bernë: Në Ambasadën e Shqipërisë ka nisur shpërndarja e librave shqip për nxënësit shqiptarë
Jeta në Austri
-
Studimi: Kërkesa për ftohje në Austri mund të dyfishohet deri në vitin 2050 Kërkesa e Austrisë për ftohje mund të dyfishohet deri në vitin 2050, me qytetet që përballen...
-
Austri: Kërkohen ligje më të rrepta për armët
-
Austri: Mungesë stafi para fillimit të shkollës
-
2,220 € për fëmijë në vit: Arsimi si një “blerje” e shtrenjtë në Austri
-
Salzburgu teston për herë të parë “kamerat e zhurmës”