Kosova
Meteorologu nga Kosova: Korriku i këtij viti ishte më i nxehti në 120 mijë vitet e kaluara
Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë se muaji korrik ka regjistruar temperaturat më të nxehta në 120 mijë vitet e kaluara.Aliu, ka treguar edhe shkaqet që kanë çuar deri te kjo, që sipas tij, është ngrohja globale.
“Efekti meteorologjik, janë ngritjet e temperaturave, ngrohja globale është ai fenomen që e ka përfshirë jo vetëm Evropën, por gjithë botën.
Ky proces është i pandalshëm, muaji korrik ka regjistruar me muajin qershor rreth 14 ditë me temperatura mbi 30 gradë, dhe llogaritet që është korriku më i nxehtë prej kur kanë filluar matjet, prej 1854”, u shpreh Aliu në Klan Kosova.
“Në bazë të analizave që kanë bërë ekspertët në polin e veriut, masat që kanë vënë në akullnaja, kanë vërtetuar që është korriku më i nxehtë në 120 mijë vitet e kaluara”.Ai bëri thirrje që mos të ndotet mjedisi, teksa shtoi se mund të ketë ende ngritje të temperaturave.“Duhet të kemi kujdes që t’i respektojmë ligjet që mund t’i respektojmë, ta ruajmë mjedisin, me atë mendje që kemi, dhe të mos hedhim mbetje organike askund”.
“Ngrohja globale do të jetë vazhdimësisë, fenomenet që po i përcjellim nuk ka ulje por ka ngritje, por ma shumë se që po parashikojnë”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










