Lajme
Meta i reagon kreut të Iranit: Shqipëria nuk është vend i lig
Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, gjatë ditës së sotme foli për Shqipërinë, të cilën e quajti si një “vend shumë të vogël, por shumë të djallëzuar evropian, amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta.
Përmes një postimi në Twitter, Meta ka thënë se Shqipëria nuk është një vend i lig, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta, raporton Koha.net.
“Shqipëria nuk është një vend djallëzor por vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë e lig e paparë dhe për pasojë, të drejtat e njeriut i konsideron të shenjta. Tash e dy dekada, Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah SHBA-së dhe shteteve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo veprimi tjetër që rrezikon stabilitetin dhe paqen botërore”, ka shkruar Meta në Twitter.
Komentet e Khameneit iu referuan strehimit të rreth dy mijë pjesëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (MEK) në Shqipëri, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











