Lajme
Mësuesit që refuzojnë testimin në Austri ‘mund të detyrohen të mbajnë maska në klasë’
Sipas skemës së testimit COVID-19 të Austrisë, mësuesit do të testohen në fillim të dhjetorit. Ndërsa, askush nuk mund të detyrohet të testohet, ata që refuzojnë mund të bartin maska FFP2 gjatë mësimit.
Skema e testimit masiv të Austrisë do të fillojë në javën e parë të dhjetorit, duke filluar me mësuesit në shkolla, kujdestarët e kopshteve të fëmijëve si dhe me zyrtarët policorë.
Skema fillon në dy faza. Të shtunën, 5 dhjetor dhe të dielën, 6 dhjetor, do të testohen të gjithë mësuesit e shteteve federale (Landeve të Austrisë) . Ky numër i testimeve do të përfshijë rreth 200,000 persona. Në fazën tjetër do të testohen zyrtarët policorë, përcjell albinfo.at
Ministria e Arsimit të Austrisë tha të martën se askush nuk do të detyrohet të bën testin – dhe nuk do të këtë pasoja ligjore, d.m.th. të kufizohen apo përjashtohen nga puna.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Martin Netzer, tha se ndërsa ai priste që shumica dërrmuese e mësuesve të merrte pjesë, qeveria do të punonte me sindikatën e mësuesve për të gjetur një zgjidhje të pranueshme.
Përfaqësuesi i sindikatës së mësuesve Paul Kimberger i tha Kurierit se sindikata kishte në plan të punonte ngushtë me ministrinë për këtë çështje, përcjell tutje albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










