Shkurt.ch

Mësuesit kërkojnë rritje të pagave

Nëse nuk merren masa në këtë drejtim, Zvicra kërcënohet nga mungesa e kuadrit arsimor, shkruan organizata që përfaqëson mësidhënësit

Mësimdhënësit e Zvicrës kërkojnë rritje të të ardhurave të tyre. Organizata çati e mësuesve të Zvicrës u ka shtruar kërkesë kantoneve dhe komunave që gjatë pesë viteve të ardhshme t`ua rrisin të ardhurat në masën deri në 20 për qind.

Siç del nga kërkesa e organizatës në fjalë, pagat që marrin mësimdhënësit po mbeten mbrapa tyre në ekonominë private dhe në administratë.

Nëse nuk merren masa në këtë drejtim, Zvicra kërcënohet nga mungesa e kuadrit arsimor, shkruan nzz.ch. Pak para fillimit të vitit shkollor 2013-2014 në 90 për qind të shkollave ka vende pune të paplotësuara, është konstatuar në bazë të një sondazhi të bërë nga konferenca e shefave të arsimit në kantonet e Zvicrës gjermane.