Shkurt.ch
Mësuesit frankofonë: Gjermanishtfolësit t`i japin përparësi frëngjishtes
Mësimi i një gjuhe të dytë të huaj nuk guxon të shkoje në dëm të mësimit të frëngjishtes, është theksuar në rezolutën e miratuar nga kuvendi i mësuesve
Mësuesit nga Romandia (regjioni i kantoneve frankofone) u kanë drejtuar një apel kantoneve gjermanishtfolëse që të mos e nënvlerësojnë mësimin e gjuhës frënge në shkollat e tyre. Ata në një rezolute të tyre të miratuar të shtunën kanë kërkuar që “gjuha e dytë” e vendit, pra frëngjishtja në këtë rast duhet të mbrohet në mënyrë më efektive.
Mësuesit nga Romandia e shikojnë me qasje kritike tendencën e dhënies përparësi anglishtes, që po ndjekin shkollat e kantoneve gjermanishtfolëse.
Mësimi i një gjuhe të dytë të huaj nuk guxon të shkoje në dëm të mësimit të frëngjishtes, është theksuar në rezolutën e miratuar nga kuvendi i SER (organizata e mësuesve), i mbajtur në Martigny (Valis). Rezoluta në fjalë përmban edhe kërkesa specifike, si fjala vjen, ajo që kantonet, në klasët e ulëta të shkollave fillore t`i japin përparësi frëngjishtes në raport me anglishten. Kërkesa e radhës u drejtohet autoriteteve kantonale e federale, që ato ta aplikojnë ligjin federal mbi gjuhët e vendit.
Këto shqetësime të mësuesve frankofonë lidhen me një qëndrim të Lidhjes së Mësuesve të Zvicrës (LCH) nga java e kaluar ku kërkohet që mësimi i gjuhëve të huaja të unifikohet. Oferta e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollat fillore duhet të vazhdojë por e detyrueshme duhet të mbetet vetëm njëra prej tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











