Kuriozitete
Mësoni se në cilin vit myslimanët do t’i agjërojnë dy ramazanë
Në vitin 2030 do të agjerohen dy ramazana
Gjatë vitit 2030 myslimanët do ta agjërojnë muajin e ramazanit dy herë. Kjo për shkak se njëri agjërim do të fillojë me 6 janar ndërsa tjetri me 26 dhjetor të po të njëjtit vit.
Kjo për ekspertët nuk është befasi, pasi sipas tyre kalendari hënor është i ndryshëm nga ai solar. Në kalendarin për vitin 2030 në faqen timeanddate.com thuhet se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas së cilës myslimanët në mbarë botën do ta mirëpresin Bajramin e Ramazanit më 5 shkurt. Deri në fund të atij viti, Ramazani do të fillojë përsëri më 26 dhjetor.
Hassan Ahmed Al Hariri, drejtor ekzekutiv i Dubai Astronomy Group, ka deklaruar për “Gulf News” se pranimi i dy Ramazanëve në një vit nuk do të duhej të konsiderohet fenomen, pasi që muaji hënor fillon për 10 ditë më herët çdo vit.“Kalendari solar dhe kalendari hënor dallojnë.
Një vit sipas kalendarit mysliman është më i shkurtër se një vit sipas kalendarit gregorian, dhe atë për 10 ditë. Prandaj, ekzistimi i dy Ramazanëve është rezultat natyror i të pasurit të dy kalendarëve të ndryshëm. Kalendarët u shpikën nga njerëzit në mënyrë që të mund t’i përdorim ato si pikë referimi dhe kjo është arsyeja se pse njerëzit duhet t’i pranojnë këta dy Ramazanë si një gjë natyrale”, ka thënë Al Hariri.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












