Kosova
Mësohet shuma e pensionit që do ta marrin viktimat e dhunës gjatë luftës
Rreth 330 gra të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga gati 1000 sa kishin aplikuar, u është njohur statusi i personit të dhunuar gjatë luftës. Të gjitha ato gra, të cilave u është njohur ky status, do të marrin një pension në vlerë prej 230 eurove.
Vetëm nga organizata joqeveritare “Medica Kosova” në Komisionin për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës gjatë Luftës deri më tani janë dorëzuar 90 aplikacione, prej të cilave vetëm 31 janë miratuar. Kështu ka bërë të ditur për “Zërin” Veprore Shehu, udhëheqëse e kësaj organizate, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, edhe pse viktimat e dhunës seksuale marrin si pension 230 euro, as kjo shumë e asnjë tjetër nuk do të mundë t’i mbulojë dhimbjet e tyre.
“Mbi 90 raste janë dorëzuar deri tani, ku 31 janë miratuar nga ana e Komisionit, ndërsa të tjerat janë akoma në proces.
Viktimave në momentin kur u është njohur statusi, po në të njëjtin muaj edhe kanë shkuar i kanë marrë pensionet. Ato pensione i kanë për tërë jetën. Ne kishim dashur që 400 euro të marrin gratë në pension njëjtë si familjarët e dëshmorëve, mirëpo në krahasim me pagesat e veteranëve e të viktimave civile të luftës, konsideroj se kjo është një vlerë solide. Nuk ka vlerë që mund t’i mbulojë dhimbjet e këtyre grave, megjithatë kjo njohje i bën viktimat të kuptojnë se shteti është me to dhe se meritojnë një kompensim si të gjitha kategoritë e tjera të luftës”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











