Gjuha
Udhëzime se si të mbahet mësimi në shtëpi
Shoqatat e mësuesve në Suedi, Zvicër kanë faqet e tyre të internetit ku mund të gjeni materiale shumë të përshtatshme për punë të pavarur në shtëpi. I shkarkoni dhe shtypni me radhe sipas temave
Shumë vende mbyllen shkollat për shkak të COVD19. Çfarë do ndodhë me mësimin? A kanë mundësi prindërit të motivoj fëmijët e tyre për mësim? Është kjo një sfidë kalimtare kur duhen përpjekje. Nga konsultimi me literaturën aktuale po japim disa pika orientuese për prindërit shqiptarë në diasporë Secili prind dëshiron ta ndihmon fëmijën e tij në këto rrethana jo normale.
Për të interesuarit po japim disa rekomandime:
1. Temat mësimore Kur është e mundur prindërit duhet të pyesin në shkollë lidhur me temat dhe materialin mësimor të cilin fëmija duhet ta përsëritë apo t’i mëson.
2. Materiali mësimor Materiali mësimor shtesë të sigurohet, tekstet respektivisht temat e veçanta nga tekstet mësimore, në konsultim me mësuesen/in.
3. Koha e mësimit Prindërit mund ta ndajnë kohen për mësim duke e ndërlidhur me aktivitete tjera rekreative në shtëpi. Të paktën, të përsëritën ato që nxënësi i ka mësuar. Kjo e ndihmon mos harresën dhe bazën për mësim te ri. Asnjëherë nuk duhet ngarkuar fëmijën, gjithnjë pauza rekreative, mundësisht. Aq sa është e mundur pa e dëmtuar motivimin. Bisedoni me fëmijën pa imponim rreth materialit mësimor, kjo e ndihmon atë.
Lexoni së bashku, pyetni dhe kërkoni fjalë të reja. Mos u përpiqni të mbani rend ore mësimore, sa më spontan dhe pa imponim.
4. Lojë dhe mësim Zgjidheni ndonjë lojë e cila e ndihmon mësimin. Te nxënësit e Ciklit të Ulët të fillores kjo është më e lehtë. Secili fëmijë ka lodrat e tij, ato mund të ndihmojnë në motivim. Bie fjala, konstruktimi i një objekti, simulimi i të folurit të figurave gjatë lojës duke e lidhur me mësimin dhe rrethanat.
5. Tregime dhe përralla Mund të përsëritën tregimet e mësuara, tregimet figurative ku mund të ngjyrosë fëmija ose të shkruan fjali në të dy gjuhët. Përrallat të përsëritën dhe tregohen disa herë, kjo e ushtron të folurit dhe koncentrimi
6. Renditja e materialeve, ka rëndësi mbajtje fletëve nga fëmija sipas radhës. Ato mund t’i përsëritë dhe kjo ka rëndësi të madhe në vetëbesimin e tij për mësime të reja.
Info:
Shoqatat e mësuesve në Suedi, Zvicër kanë faqet e tyre të internetit ku mund të gjeni materiale shumë të përshtatshme për punë të pavarur në shtëpi. I shkarkoni dhe shtypni me radhe sipas temave.
Fletoret Tematike janë tekste të përshtatshme dhe të standardeve të kohës. Mund të shkarkohen në adresat e dhëna.
Për alfabetizimi (mësim të shkronjave) shumë i përshtatshëm është libri Fibel A-B-C Albanish, linku më poshtë dhe udhëzimet si punohet në tri faqe për secilën shkronjë.
Materiale mësimore: https://mdis.rks-gov.net/mesimi-plotesues-ne-diaspor/ http://qbd.gov.al/
https://www.buecher.de/shop/buecher/a-b-c-fibel-fuer-den-muttersprachlichen-unterricht-albanisch/mehmeti-hazir/products_products/detail/prod_id/28246380/ https://vdocuments.mx/abetare-a-b-c-fibel-ne-diaspore-metoda-alfabetimi-s-krahas-atij-ne-gjuhen.html https://www.yumpu.com/xx/document/view/46166506/bimat-e-shtazat-1-3-mag-hazir-mehmeti-pdf-678-kb https://www.yumpu.com/xx/document/read/44007701/perimet-dhe-pemat-mag-hazir-mehmeti-pdf-366-kb http://www.schule-mehrsprachig.at/uploads/tx_inmemttm/Koha.pdf
HAZIR MEHMETI, mësues
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












