Lajme
Mësimdhënësve të viteve ’90-a u njihet kontributi
Të gjithë mësimdhënësit kontributdhënës gjatë viteve 1990-99 në Kosovë, mund të aplikojnë në Drejtoritë Komunale të Arsimit për njohjen e përvojës së punës
Qeveria e Kosovës ka arnuar që t’ua njeh kontributin të gjithë mësimdhënësve kosovarë që kanë punuar paralelisht gjatë viteve ’90-a, kur Kosova administrohej nga Qeveria e dhunshme e Serbisë. Këtë vendim e kanë konfirmuar sot, publikuar Ministra e Arsimit, Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Sindikata e Arsimit.
Sipas këtij njoftimi, të gjithë mësimdhënësit kontributdhënës gjatë viteve 1990-99 në Kosovë, nga sot mund të aplikojnë në Drejtoritë Komunale të Arsimit për njohjen e përvojës së punës për vitet e punës në periudhën 1990-1999, pagesat e të cilave do të bëhen nga 1 janari 2017 në mënyrë retroaktive.
Një vërtetim i tillë është bërë publik nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.
“Sot edhe zyrtarisht jemi zotuar se do të njohim përvojën e punës së mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta për skemat pensionale. Është ky një hap shumë i domosdoshëm, një hap shumë i mirëpritur që mësimdhënësve që kanë punuar dhe kanë rezistuar në kohën më të vështirë, në kohën e mbijetesës së sistemit arsimor, t’u njihet përvoja e punës dhe ata të marrin pension të dinjitetshëm dhe të merituar”, tha ministri Bajrami.
Ndërsa ministri i Punës Arban Abrashi tha se pagesa e mësimdhënësve do të bëhet varësisht nga vitet e shërbimit.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se dita e sotme është një arritje e madhe e të gjithëve mësimdhënësve të viteve ’90-a.
“Nga sot të gjithë mësimdhënësit e Kosovës që pensionohen do të jenë të barabartë me kolegët e tyre dhe do ta gëzojnë pensionin e plotë të punës edhe do të kenë mundësi të aplikojnë për përshkallëzimin e pensioneve”, ka deklaruar Jashari.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











