Manifestime
Mesha e paqes në mes të religjioneve
Në koncertin-meshë "The Armed Man", përfshihet edhe një muezin, Fadil Asani nga Xhamia Shqiptare në Emmen të Lucernit
Në kuadër të forumit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut (Internationaler Menschenrechtsforum IHRF Luzern) shfaqet në formë koncerti mesha e paqes “The Armed Man” (Njeriu i Armatosur) e kompozitorit Karl Jenkins. Kjo vepër që ngërthen në vete elementet e meshës së krishterë me elemente të muzikës bashkëkohore promovon tolerancën dhe respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën ndërfetare.
Në vitin 1999 deri sa z. Jenkins ishte duke punuar në kompozimin e veprës „Njeriu i Armatosur” shpërtheu konflikti në Kosovë ku shqiptarët, me shumicë myslimane dhe ortodoksët serbë luftuan kundër njëri-tjetrit. Vepra e tij artistike për Jenkins ishte një mundësi për të adresuar këtë konflikt.
Nga viti 2000 e deri më sot mesha e paqes ka njohur një numër të madh inskenimesh dhe është bërë sinonim i bashkimit në lutjet për paqe dhe kundër dhunës.
Në “The Armed Man”, adresimi kundër konflikteve është arritur me përfshirjen edhe të një muezini (nga Ezani, thirrja për lutje për myslimanët) në një të meshë krishterë. Kështu, të krishterët dhe myslimanët bashkohen në lutje për paqe. Përfaqësuesit e feve të ndryshme bashkohen në tryezë – këtu në një progres koncert të përbashkët – një shprehje e vullnetit është një dizajnim i përbashkët për një të ardhme më të qetë, dhe kombinon aspektet kulturore, sociale dhe integruese.
Në këtë meshë marrin pjesë: Kori i Universitetit të Lucernit, Kori i PHZ Luzern Orkestra “Santa Maria”, Pirmin Lang, Rainer Held, Brigitte Kuster. Në rolin e myezinit paraqitet Fadil Asani nga Xhamia Shqiptare në Emmenbrücke Luzern. Orgët: Dorothé Lustenberger, ndërsa drejtimi i përgjithshëm dhe dirigjimi bëhet nga Rolf Stucki-Sabeti.
Koncerti- meshë jepet më 26 dhe 27 maj në Lukaskirche të Lucernit, me fillim në orën 20.00.
Më gjerësisht rreth këtij projekti mund të lexoni edhe në www.unichor-luzern.ch “The Armed Man” ose në gazetën Neues Luzerner Zeitung http://www.luzernerzeitung.ch të 20.05.2011 në artikullin me titull: “Ein „Vaterunser” vom Muezzin”
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










