Shqipëria
Mesazhi i ambasadores gjermane: Emigrimi nuk është zgjidhje
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz gjatë një vizite në qytetin e Kukësit, ka thënë se emigrimi nuk është zgjidhje.
Sipas Schultz, ndonëse largimi duket si zgjidhja më e mirë për shqiptarët, ata gjithsesi kthehen duarbosh dhe kjo duhet shmangur, shkruajnë mediat shqiptare.
“Rruga jashtë vendit duke sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri. Këtu jeni ju që duhet të shërbeni si qendër që të shmangen këto rrethana te padëshirueshme”, ka thënë Schultz, përcjell albinfo.ch.
Edhe kryebashkiaku i Kukësit tha se për të frenuar largimin e kuksianeve duhet zhvilluar qyteti.
“Taksat në Kukës janë të ulëta, kjo është bërë me qëllimin që të thithim investime. Duhet të zhvillojmë qytetin në mënyrë që të frenojmë azilkërkuesit. Qytetarët duhet ta ndërtojnë jetën këtu me mbështetjen e partnerëve investues si Gjermania”, u shpreh Shehu.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












