Kosova
Mesazh paqeje dhe shprese nga Ipeshkvi Dodë Gjergji në festën e Pashkëve
Në atmosferën e kremtimit të Pashkëve, Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, Dodë Gjergji, ka përçuar një mesazh të fuqishëm paqeje, shprese dhe pajtimi gjatë meshës qendrore të mbajtur mbrëmë në Katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.
Në fjalimin e tij para besimtarëve, ipeshkvi Gjergji u bëri thirrje qytetarëve që këtë festë të madhe ta kremtojnë me lutje për paqe dhe zemra të mbushura me gëzim, duke theksuar nevojën për unitet dhe mirëkuptim në një botë të trazuar.
“Edhe pse kjo Pashkë na gjen në një botë të përgjakur, në një Evropë të përçarë dhe në një Kosovë që rënkon nën barrën e papërgjegjësisë politike, pasigurisë për të ardhmen dhe ndarjeve të panevojshme, jemi të ftuar të ruajmë qetësinë e shpirtit, shkëlqimin e shpresës dhe ngushëllimin e fesë,” u shpreh Ipeshkvi.
Ai theksoi se Pashkët nuk janë vetëm një festë kalendarike, por një përjetim i gjallë i shpresës së ringjalljes dhe një thirrje për t’u përballur me sfidat e kohës përmes dashurisë dhe së vërtetës, shkruan albinfo.ch.
“Kjo nuk do të thotë të heshtim përballë së keqes, por ta përballojmë atë me dashuri, ta sfidojmë me forcën e së vërtetës dhe çështjen tonë t’ia besojmë Zotit, sepse kështu i ka hije bijve të Dritës,” tha ai, duke shprehur lutjen që kjo Pashkë të jetë një fillim i ri për paqe dhe pajtim mes njerëzve.
Sot, në Ditën e Pashkëve, mesha për besimtarët katolikë u mbajt në orën 11:00 në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa në orën 19:00, Ipeshkvi Gjergji do të organizojë një pritje solemne në Qendrën “BogdaniPolis”, ku pritet të marrin pjesë personalitete fetare, politike dhe shoqërore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












