Lajme
Paga mesatare mujore në Zvicër, 6538 franga
Termi "median" tregon se gjysma e pagave janë më të larta dhe gjysma më të ulëta se kjo. Ndryshe nga mesatarja, e cila del nga mbledhja e të gjitha pagave dhe pjesëtimi i shumës me numrin e personave që marrin ato paga
Studimi më i ri i strukturës së pagave i bërë nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) për vitin 2018 tregon tregon se paga mesatare (median) ka qenë 6538 franga në muaj.
*Termi “median” tregon se gjysma e pagave janë më të larta dhe gjysma më të ulëta se kjo. Ndryshe nga mesatarja, e cila del nga mbledhja e të gjitha pagave dhe pjesëtimi i shumës me numrin e personave që marrin ato paga, shkruan albinfo.ch.
Bëhet fjalë për pagën në kushtet e punës me orar të plotë, pra 100%.
Por, numri i pagave më të vogla se 4359 franga në muaj është rritur në ktrahasim me një vit më parë për 7.3%. Nëse në vitin 2016 ishin 329.000 veta që merrnin një pagë të tillë, në vitin 2018 numri i tyre ka arritur në 353.000, ose 10% të të gjithë të punësuarve.
Pagat më të larta, sipas këtij studimi, janë realizuar në degët si shërbimet financare, në industrinë farmaceutike dhe në teknologjinë informative. Ndërsa më të ulëtat, në gastronomi dhe në shitjen me pakicë.
Gjatë dhjetë viteve të fundit nuk është shënuar ndonjë ndryshim i theksuar në mes të pagave më të ulëta dhe atyre më të larta, konstaton BFS, përcjell albinfo.ch. Nominalisht kemi një rritje prej 0.5% në krahasim me një vit më parë por realisht, një rënie prej 0.4%.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














