CH-Ballkani
Me lot e dhimbje, varroset Astrit Dehari
Trupi i 26 vjeçarit, aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, do të pushoj në varrezat e fshatit Zlllatar të Prishtinës, aty ku jeton familja Dehari. Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e Prizrenit
Qindra qytetarë të ardhur nga të gjitha viset e Kosovës, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, Astrit Deharit i cili vdiq të shtunën në mbrëmje në Burgun e Prizrenit. Trupi i 26 vjeçarit, aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, do të pushoj në varrezat e fshatit Zlllatar të Prishtinës, aty ku jeton familja Dehari.
Në këtë ceremoni, kanë mbajtur fjalim babai i të ndjerit, Avni Dehari, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kjo konsiderohet një vdekje e rëndë për familjen Dehari, por edhe për gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për faktin se Astriti vdiq në burg.
“Astrit, ti dhe unë si një babë e bir jemi prapë në këtë sall dhe pran këtyre njerëzve, ti je në fotografi për të gjithë këta të pranishëm të çmallen me ty dhe ta ruajnë të freskët kujtimin për ty. Unë jam këtu në emër të familjes që t’iu falënderoj të gjithë këta njerëz motra dhe vëllezër që kanë ardhur të më ndihmojnë që të përballoj rënien tënde”, ka thënë babai i të ndjerit Avni Dehari.
“Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se ata që të bënë që mos të jesh fizikisht deshën të bëjnë vdekjen të heshtur. Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut dhe u përhap në gjithë Kosovën dhe viset shqiptare dhe atdheun e përbashkët Shqipërinë. Të gjithë po ndjejnë pikëllimin e madh. Je i bindur që drejtësia dhe Vetëvendosja, ëndrra e popullit janë të gjalla dhe të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Fli i qet se një ditë të gjithë ëndrrat do të bëhen realitet”, tha më tej Dehari.
Ndërsa kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti nën lot ka mbajtur një fjalë rasti në ceremoninë e varrimit të aktivistit të VV-së Astrit Deharit. “Ne jemi të hidhëruar që e humbëm, por të gëzuar që e patëm”, tha Ahmeti.
“Ishte më i guximshëm se ne. Dhe kjo neve na obligon që na djegim idealin e tij për një Kosovë të pavarur dhe me ideale. Astriti ishte për një kohë të shkurtë me neve por do të mbetet gjatë me neve. Rruga pa Astritin është e vështirë. Axhi Avni keni rritë fëmijë të jashtëzakonshëm. Astrit fli i qetë nuk do të ndalemi deri të qojmë drejtësinë deri në fund”, tha Ahmeti.
Ndërsa ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në ceremoninë e varrimit kërkoi drejtësi, dhe një hetim të pavarur ndërkombëtar. “Në një shtet demokratik dhe shtet i së drejtës në burg duhej të ishte i sigurt. Në Kosovë edhe të mbysin në burg edhe askush nuk jep përgjegjësi”, tha Kurti.
Ai shoti se me vdekjen e Astrit kemi humbur diellin por jo edhe dritën.
“Kemi mbetur pa diellin por jo pa dritën në këto ditë të zeza, kemi humbur diellin por kemi një natë me mijëra yje. Astriti ishte yll”, ka thënë Kurti sipas të cilit, pas vdekjes ngihet jeta e kudo ushton trumbeta.
”Lavdi këtyre pakë viteve të jetës së Astritit. Ditët janë të zeza por netët janë të ndritshme”, theksoi Kurti.
Gjatë ditës së sotme, ndërkaq është organizuar një marsh nga organizatat studentore dhe i përkrahur nga qytetarë të shumtë, në mbështetje të Deharit.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












