Integrimi
Mes dy zjarreve
Në sondazhin e fundit të albinfo.ch, 69 % e lexuesve i kanë mbështetur futbollistët shqiptarë që i mbrojnë ngjyrat e ekipit kombëtar zviceran.
Ky sondazh është lansuar pas reagimeve të vrullshme të disa lexuesve ndaj lojtarëve me prejardhje shqiptare në ekipin nacional të Zvicrës. Reagimet i cilësonin „tradhtarë“ lojtarët në fjalë, sepse nuk i mbrojnë ngjyrat e ekipit kombëtar shqiptar.
Në realitet, ky sondazh, ku kanë votuar më shumë se 1.000 persona, ka qenë i nevojshëm për të kuptuar se si realisht perceptohen lojtarët në fjalë nga lexuesit e rregullt të albinfo.ch si dhe nga bashkëkombësit në përgjithësi. Në fakt, ideja e një debati për këtë temë pati lindur pas një konference shtypi që e pati mbajtur Valon Behrami para do kohe në Prishtinë. Ai argumentonte, në mënyrë racionale, arsyet e zgjedhjes së tij që të vazhdojë të luajë në ekipin zviceran. Ndaj qëndrimeve të tija patën pasuar shumë reagime negative, të përcjella po ashtu edhe nga lexues që mbështetnin fuqimisht Behramin. Reagime të natyrës së ngjashme kanë pasuar edhe ndaj qëndrimeve të fundit të Granit Xhakës.
Rezultati i fundit i sondazhit të albinfo.ch lë të kuptohet qartazi se shumica e shqiptarëve krenohet me lojtarët shqiptarë që luajnë në ekipet futbollistike të famshme në Zvicër dhe gjetiu, apo në ekipin kombëtar të Zvicrës. Ata janë simbole të integrimit, në kuptimin fisnik të fjalës, sepse nuk e mohojnë prejardhjen e tyre, përkundrazi. Kontributi i tyre në procesin e afrimit të shqiptarëve me vendin pritës si dhe ndryshimit të perceptimit të zviceranëve ndaj tyre është marramendës. Suksesi, por edhe qëndrimet e tyre, i kanë thyer po ashtu shumë barriera imagjinare për gjeneratat e dyta apo të treta shqiptare se në Zvicër puna e palodhshme kurorëzohet me sukses, dhe atë pavarësisht peripecive apo pengesave që një individ mund t’i hasë në një kontekst migrues.
Edhe nga ana e disa qarqeve zvicerane tendencioze, botëkuptimi i integrimit të lojtarëve tanë që i mbrojnë ngjyrat e Zvicrës pengon. Në realitet, reagimi si dhe iritimi i tyre ndaj Xhakës, kur ky i fundit e ka kënduar himnin shqiptar, është një ilustrim i vizionit asimilues të integrimit. Në fakt, për këto qarqe, integrimi nënkupton zhveshje nga kultura e prejardhjes e personave migrantë, apo nga familje migruese, pikëpamje që natyrisht Xhaka, por as Shaqiri si dhe Mehmedi me shokë nuk i përkrahin.
Siç mund të konstatojmë, pra, futbollistët shqiptaro-zviceranë janë mes dy zjarreve si dhe kritikave plot klishe dhe injorancë. Mirëpo, fatmirësisht, këto dy anë përbëjnë vetëm pjesën minoritare të opinionit shqiptar dhe atij zviceran, sepse shumica dërmuese e tyre krenohet me performancat sportive të këtyre djelmoshave të rinj.
Prandaj, në ndeshjen e shtatorit mes Zvicrës dhe Shqipërisë këta futbollistë duhet të inkurajohen që të jenë sa më performantë në ekipet e tyre respektive, sepse në këtë lojë nuk ka humbës. Ngjyrat e Zvicrës apo ato shqiptare janë po ashtu pjesë e identiteteve të shumta, apo të transnacionalitetit të futbollistëve si dhe në përgjithësi të diasporës shqiptare në Zvicër.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











