Lajme
Merz: Evropa duhet të forcojë përpjekjet për parandalimin e armëve bërthamore

Gjermania duhet të bisedojë me Francën dhe Britaninë e Madhe për rritjen e përpjekjeve te përbashkëta për parandalimin e armëve bërthamore ne Evropë, tha sot lideri konservator Friedrich Merz.
Duke folur për radion publike kombëtare “Deutschlandfunk”, Merz, i cili do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, vuri në dukje bisedimet e tij të fundit me presidentin francez, Emmanuel Macron për parandalimin e armëve bërthamore.
“Ne duam para së gjithash t’i përafrojmë idetë tona me njëra-tjetrën”, tha Merz.
“Ne duhet të tërheqim edhe Britaninë e Madhe. Ne kemi ende dy fuqi bërthamore në Evropë”, tha ai.
Ndarja bërthamore është pjesë e konceptit të parandalimit bërthamor të NATO-s. Shtetet e Bashkuara të Amerikës lejojnë disa partnerë të NATO-s, duke përfshirë Gjermaninë, qasjen në bomba bërthamore në rast lufte, dhe forcat ajrore gjermane kanë bombardues me aftësi bërthamore që mund të mbajnë bomba amerikane.
“Bisedimet duhet të zhvillohen gjithmonë sipas aspektit të plotësimit të ombrellës bërthamore të SHBA-së, të cilën ne natyrisht do të dëshironim ta shihnim të ruajtur”, tha Merz.
Merz theksoi se Gjermania nuk do të lejohej të kishte arsenalin e saj bërthamor. Ai vuri në dukje të paktën dy traktate që e penguan këtë, duke përfshirë Marrëveshjen Dy Plus Katër që hapi rrugën në 1990 për ribashkimin e Gjermanisë.
“Sipas saj,, Gjermania hoqi dorë shprehimisht nga posedimi i armëve të veta bërthamore dhe kështu do të qëndrojë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit...
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Jeta në Austri
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë Duke pasur parasysh sfidat demografike dhe rritjen e moshës së daljes në pension, Dhoma e Punës...
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë