Lajme
Merren vesh për telekomin dhe energjinë
Marrëveshjen për telekomin dhe energjetikën e konfirmoi edhe kryeministri Hashim Thaçi pas takimit. Ai tha se marrëveshja është arritur, por nuk dha asnjë detaj shtesë
Në raundin e 16 të bisedimeve Kosovë-Serbi, dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, janë marrë vesh për telekomin dhe energjinë, dy çështjet që ishin konsideruar tejet të vështira për kompromis. Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe ndërmjetësuesja e dialogut, baronesha britanike, Catherine Ashton.
“Kam takuar kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi në Bruksel, për të vazhduar bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes së Prillit. Kryeministrat kanë arritur marrëveshje për telekomin dhe energjinë”, ka deklaruar nëpërmjet një kumtese për media, Zyra e baroneshës Ashton.
“Sa u përket zgjedhjeve komunale të nëntorit, kemi shqyrtuar progresin e bërë dhe kemi marrë disa vendime të rëndësishme për të siguruar zgjedhje të ndershme, me pjesëmarrjen e plotë të mundshme në procesin zgjedhor”, deklaroi më tej ajo, raportojnë mediet.
Kryeministrat, sipas saj, janë pajtuar që Grupet Punuese për zgjedhjet, të kryesuara nga OSBE-ja, të takohen sërish në ditët e ardhshme, në mënyrë që vendimet e marra sonte të zbatohen në kohën e duhur.
Marrëveshjen për telekomin dhe energjetikën e konfirmoi edhe kryeministri Hashim Thaçi pas takimit. Ai tha se marrëveshja është arritur, por nuk dh asnjë detaj shtesë, se cili do të jetë kodi telefonik i Kosovës dhe çka do të fitojnë serbët për këtë marrëveshje.
Gjatë dy raundeve të kaluar dy kryeministrat kanë diskutuar për këto çështje por nuk janë marrë vesh, sepse pala serbe kërkoi që si kundërvlerë e kodit telefonik ndërkombëtarë +383, Serbia të fitoj një operatorë mobil në Kosovë siç është Vala apo IPKO.
Mirëpo Prishtina nuk ka pranuar këtë ofertë, duke ofruar vetëm një operator virtual siç është ZMobil.
Ndërsa për energjetikën i gjithë debati është zhvilluar për Hidrocentralin e Ujmanit, i cili gjendet në liqenin e Gazivodës, që administrohet nga strukturat paralele serbe. E veçanta tjetër e këtij liqeni artificial është e një pjesë e tij shtrihet edhe në territorin e Republikës së Serbisë.
Ndryshe, para takimit, Thaçi nuk ka pranuar të flasë për çështjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit, duke thënë se për to vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë. Mirëpo më vonë doli se në takim është biseduar edhe për zgjedhje.
“Është biseduar edhe për zgjedhjet e 3 nëntorit dhe mënyrën pjesëmarrjes sa më të madhe në zgjedhje”, tha ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi pas takimit të sotëm.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











